Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin ndodhej u përfshi nga flakët, duke u djegur plotësisht. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe sqarimin e situatës.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.
Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.