Skip to content

Policia konfirmon: DlGJET drejtuesi brenda mjetit në Llogara

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur Qafa e Llogarasë, ku është konstatuar një automjet i përfshirë nga flakët.

Gjatë verifikimeve paraprake, brenda automjetit është gjetur një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, ndërsa ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Policia pritet të dalë me informacion të mëtejshëm në vijim.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Published inTë fundit