Euro prek një minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro–Lek vijon tendencën rënëse, duke shënuar një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye këtë javë me 96.49 lekë, niveli më i ulët i regjistruar deri tani.

Agjentët e tregut e lidhin këtë ecuri me flukse të shtuara të euros, kryesisht për arsye sezonale. Megjithatë, në terma vjetorë, rënia mbetet e moderuar, rreth 1.8% krahasuar me një vit më parë.

Stabiliteti relativ i kursit po mbështetet nga ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë, e cila po blen valutë për të frenuar forcimin e mëtejshëm të lekut, në funksion të objektivit për inflacionin. Inflacioni vjetor në nëntor zbriti në 2.1%, i ndikuar kryesisht nga komponenti i importuar.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, deri në fund të 9-mujorit 2025, Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 800 milionë euro nga tregu dhe pritet që deri në fund të vitit kjo shifër të kalojë 1 miliard euro.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm të bilancit të llogarisë korrente, i cili në tremujorin e tretë të vitit 2025 rezultoi pozitiv me 658 milionë euro, një rritje prej 90% krahasuar me një vit më parë. I kombinuar me investime të huaja direkte mbi 1.2 miliardë euro, ky zhvillim shpjegon presionin rënës mbi kursin Euro–Lek.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto të dhëna duhen interpretuar me rezervë, pasi një pjesë e statistikave mbështetet në vlerësime indirekte, ndërsa flukset informale të valutës mbeten një faktor i vështirë për t’u matur.

Related Posts

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 dhjetor 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë qe keni…

Spiropali rihap ‘Iuftën’ me grekët: Hiqni ligjin e Iuftës!

Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Referencë atavike nga Lufta e Dytë Botërore, të shohim drejt së ardhmes Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kërkuar heqjen…

SPAK shpall akuza të reja për Belinda Ballukun: Është e zhytur në 7 vepra të tjera penale

SPAK zgjeron hetimin ndaj Ballukut, shtohen akuza për disa procedura të tjera prokurimi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimin ndaj zëvendëskryeministres…

Foto të trishta! Familje shqiptare nuk do të kthehet në atdhe, fle para bashkisë. Solidarizohen banorët

Ndërsa sezoni i festave po afrohet, një familje shqiptare me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20 muajshe me probleme shëndetësore, ndodhet pa strehë në qytetin e Montpellier,…

Skenë e pabesueshme! Deputetet kapen për flokësh (VIDEO)

Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikës u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen, ndërsa ato i tërhiqnin…

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…