SPAK shpall akuza të reja për Belinda Ballukun: Është e zhytur në 7 vepra të tjera penale

SPAK zgjeron hetimin ndaj Ballukut, shtohen akuza për disa procedura të tjera prokurimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shtuar akuza të reja që lidhen me disa procedura prokurimi publik, përveç çështjes së njohur të tunelit të Llogarasë.

Sipas dokumentacionit zyrtar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Ndërkohë, SPAK bën me dije se hetimi është zgjeruar edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi, për të cilat zëvendëskryeministrja ka marrë statusin e personit nën hetim për të njëjtën vepër penale. Këto procedura lidhen me disa projekte infrastrukturore madhore në kryeqytet dhe rreth tij, përfshirë punimet në zonën “Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës”, ndërtimin e segmenteve rrugore drejt Bulevardit të Ri dhe Shkozës, si edhe disa lote të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Zgjerimi i akuzave ka bërë që Prokuroria e Posaçme t’i drejtohet Kuvendit me kërkesë për autorizim, në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore, për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Ja lista e gjatë e akuzave të SPAK

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Related Posts

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 dhjetor 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë qe keni…

Spiropali rihap ‘Iuftën’ me grekët: Hiqni ligjin e Iuftës!

Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Referencë atavike nga Lufta e Dytë Botërore, të shohim drejt së ardhmes Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kërkuar heqjen…

Euro prek një minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro–Lek vijon tendencën rënëse, duke shënuar një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye këtë javë me…

Foto të trishta! Familje shqiptare nuk do të kthehet në atdhe, fle para bashkisë. Solidarizohen banorët

Ndërsa sezoni i festave po afrohet, një familje shqiptare me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20 muajshe me probleme shëndetësore, ndodhet pa strehë në qytetin e Montpellier,…

Skenë e pabesueshme! Deputetet kapen për flokësh (VIDEO)

Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikës u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen, ndërsa ato i tërhiqnin…

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…