Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një mjet me targa bullgare.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me targa bullgare po lëvizte në drejtim të Tiranës dhe në të udhëtonte një familje. Përplasja ka qenë ballore, duke shkaktuar pasoja të rënda për drejtuesin e një automjeti tip “Audi”, i cili ka pësuar dëmtime serioze.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, si dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.