Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit.
“Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë presistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C!”– shpjegoi ai. 