SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut: Parlamenti t’i heqë imunitetin

SPAK i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që ti hapë rrugën arrestimit. Shtohen akuzat ndaj zëvendëskryeministres që vazhdon të mbajë postin nën mbështetjen e Ramës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka paraqitur Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kërkesë për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit dhe marrjen e masës së sigurimit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është depozituar në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025 dhe mbështetet në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit.

SPAK bën me dije se Belinda Balluku, deputete, ministre dhe zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë, është marrë në cilësinë e të pandehurit për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë”.

Po ashtu, SPAK njofton se Balluku është marrë në cilësinë e personit nën hetim edhe për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik, të cilat kanë të bëjnë me projekte infrastrukturore në Tiranë, përfshirë punimet në zonën “Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës”, ndërtimin e segmenteve rrugore drejt Bulevardit të Ri dhe Shkozës, si dhe disa lote të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Kërkesa e SPAK synon marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore, në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore. Kuvendi pritet të shqyrtojë kërkesën sipas procedurave të përcaktuara. /noa.al

E plotë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit, do që ta arrestojë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor. /noa.al,

Related Posts

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…

Fëmijë prej tij edhe në Shqipëri! Europa tronditet nga donatori që ka dhuruar sp ermën me mutacionin e rrallë ka ncerogjen!

Kartela e një dhuruesi sperme në Bankën më të madhe Evropiane të Spermës në Danimarkë. Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si…

Aksident me vd ekje, policia e Tiranës ndalon një djalë të ri

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, në territorin e Krujës. Rreth orës 18:45, një automjet i drejtuar nga një…

Grushte dhe shqelma, dy boksierët shqiptarë RRAHIN LIVE personazhin “Fire” të TikTok-ut (Video)

Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Situata e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit…