Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e sotme drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë nesër në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Samiti pritet të fokusohet në procesin e zgjerimit të BE-së, integrimin evropian të vendeve të rajonit, si dhe në sfidat aktuale gjeopolitike, bashkëpunimin rajonal dhe reformat që lidhen me sundimin e ligjit, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
Në këtë takim të nivelit të lartë, liderët e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë diskutime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane, me synimin për të forcuar bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes BE-së dhe rajonit.
Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë samit vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa pritet që të diskutohen edhe hapat e mëtejshëm në kuadër të negociatave të anëtarësimit.