Zbardhet shkresa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut (Foto)

Është zbardhur kërkesa e plotë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit, për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në shkresë theksohet se SPAK kërkon dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në atë të arrest në burg/në shtëpi.

Kërkesa është dërguar sot më (16 dhjetor 2025) dhe Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet ditën e premte më (19 dhjetor 2025) për të shqyrtuar imunitetin e Belinda Ballukut.

“Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi,
parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025.”,- thuhet në kërkesën e SPAK.

Related Posts

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…

Fëmijë prej tij edhe në Shqipëri! Europa tronditet nga donatori që ka dhuruar sp ermën me mutacionin e rrallë ka ncerogjen!

Kartela e një dhuruesi sperme në Bankën më të madhe Evropiane të Spermës në Danimarkë. Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si…

Aksident me vd ekje, policia e Tiranës ndalon një djalë të ri

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, në territorin e Krujës. Rreth orës 18:45, një automjet i drejtuar nga një…

Grushte dhe shqelma, dy boksierët shqiptarë RRAHIN LIVE personazhin “Fire” të TikTok-ut (Video)

Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Situata e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit…