Skip to content

Vr au kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish-efektivit të policisë, i cili kërkoi prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar 2024.

Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim” të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij, Caush Saliasi, më 23 maj 2022, brenda ambienteve të Komisariatit Numër 3 në Tiranë, pak para se dy oficerët e patrullës së përgjithshme të merrnin turnin.

Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në komisariatin numër 3.

Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në “vrasje me paramendim”, duke ulur dënimin me 5 vite.

Ish-efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.

Published inTë fundit