Një ditë pasi SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme ka marrë avionin dhe fluturuar drejt Brukselit ku do të zhvillohet Samiti i BE-së.
Samiti organizohet në prag të mbledhjes së fundit të Këshilit Evropian për këtë vit, ndërkohë kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e tryezës së Bashkimit Europian në Bruksel.
Në tryezën e përbashkët, Shqipëria do të ulet si pararojë e negociatave për anëtarsim krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029.
Samiti pritet të fokusohet në gjetjet më të fundit të Paketës së Zgjerimit 2025, me m Shqipërinë në krye referuar arritjeve drejt anëtarësimit. Po ashtu një vend të rëndësishëm në diskutime do të zerë edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, prej 6 miliardë eurosh, ky plan është konsideruar gjerësisht në Bruksel si një nga mjetet më efektive për afriin e rajont me BE,