Ç’duhet të lërë pas në vitin 2025 çdo shenjë e zodiakut, sipas numerologjisë

A ju është dukur 2025 si viti i përfundimeve dhe mbylljeve? Kjo ka shumë gjasa sepse ai shënoi një “vit 9” në numerologji.

Sipas numerologjisë, numri 9 është shifra e fundit njëshifrore dhe përfaqëson përfundime, mbyllje, transformim kolektiv dhe përmbushje të shenjtë. Energjia kryesore e një viti 9 lidhet gjithmonë me dorëzimin dhe lëshimin. Një vit me numër 9 është gjithmonë intensiv, sepse sjell ndjesinë e përshpejtimit.

Si rezultat, gjatë muajit të fundit të vitit po bëjmë ndryshime që do të na çojnë drejt një versioni më të rafinuar të vetes në vitin 2026, i cili është një vit me numër 1.

Lexoni më poshtë për të kuptuar mësimet dhe rritjen që viti 9 i mësoi çdo shenje të zodiakut në vitin 2025:

Dashi

Po filloni t’i besoni intuitës suaj dhe po merrni një qasje më të ngadaltë në trajtimin e çështjeve; kjo ishte surpriza që 2025-a ju solli. Ndërsa ecni përpara, mësoni të përqafoni impulsivitetin tuaj, por tregohuni më të ndërgjegjshëm në vendimet e nxituara. Do të vazhdoni të veproni spontanisht, por me pak më shumë kujdes dhe butësi.

Demi

Deri së fundmi, keni qenë në gjendje ta përdorni ëmbëlsinë dhe hijeshinë tuaj për të dalë nga biseda të vështira. Kjo epokë ka marrë fund për ju, sepse tani po detyroheni të rriteni dhe të kujdeseni për veten. Kjo do të thotë se nuk do të buzëqeshni më vetëm për të marrë përkëdhelje, tani vlerësimi do të vijë për intelektin tuaj.

Binjakët

Të jesh i sinqertë me veten për aspektet anësore të karrierës suaj është çelësi për të ngritur statusin aktual. 2025-a ju bëri më pak iluzionistë dhe më të vetëdijshëm për hapat e nevojshëm për të arritur promovimin dhe rritjen financiare që dëshironi. Është koha të luani sipas rregullave për të marrë çelësat e artë të fronit. Jini realistë për nivelet.

Gaforrja

Jeni emocionalisht më të zhvilluar krahasuar me bashkëmoshatarët tuaj, por kjo nuk do të thotë se nuk keni momente ku bëni sjellje të papjekura. 2025-a tregoi se duhet të keni një bazë të fortë dhe të jeni të qëndrueshëm në mënyrën se si i shprehni ndjenjat ndaj të tjerëve. Reagimet e zjarrta nuk i ndihmojnë situatat, prandaj ka gjasa të bëheni më të rreptë dhe të përmbajtur.

Luani

Tani që keni kaluar 12 muaj duke kuptuar financat tuaja, mund të filloni të planifikoni hapat e ardhshëm. Kjo ju lejon të jetoni më lirshëm dhe pa kufizime. Meqenëse keni mësuar si të menaxhoni buxhetin, do t’i përdorni këto mësime në të ardhmen për të shmangur të njëjtat situata.

Virgjëresha

Gjatë vitit të kaluar, keni reflektuar mbi atë që dëshironi nga marrëdhëniet. Ndërsa hyni në një cikël të ri në 2026-ën, do të vini re se vendosja e kufijve dhe limiteve në këto partneritete është jetike për rritjen tuaj. Ju u jepni shumë të tjerëve dhe tani duhet të merrni një pjesë të kësaj energjie dhe ta drejtoni nga vetja.

Peshorja

Keni reflektuar energjinë që keni marrë nga të tjerët dhe si pasojë, kjo ka krijuar kaos në vend të strukturës. Dijeni se mund ta zgjidhni situatën duke hedhur një hap besimi drejt diçkaje të re, në vend që të qëndroni në të njëjtin rreth vicioz. Ju mund ta kontrolloni fatin tuaj dhe të transformoheni nëse identifikoni shkaktarët dhe vështirësitë që po ju mbajnë pas.

Akrepi

Meqenëse Marsi sundon numrin 9 dhe është një nga planetët tuaj sundues, ju e ndjeni këtë energji shumë fort, Akrep. Po pranoni miqtë që kanë qenë pranë jush në momente të vështira. Ata që nuk ishin, duhet të lihen mënjanë, ndërsa ju përqendroni energjinë tek ata që ju mbështetën pa kushte kur gjërat u bënë të vështira.

Shigjetari

Në aspektin numerologjik, numri 9 ju ndihmoi të kuptoni se balanca mes punës dhe jetës personale është thelbësore, pasi jeni një shenjë Zjarri që dëshiron të ecë përpara dhe të krijojë vizione të reja. Është e nevojshme të ngadalësoni ritmin dhe të shijoni momentin, duke i kushtuar kohë të barabartë familjes, njerëzve që doni dhe punës, për një jetë më të përmbushur.

Bricjapi

Po lini pas çështjet e shtypura familjare dhe dëshironi të ecni përpara në një drejtim të ri. 2025-a shënoi fillimin e ndryshimit që po ndjeni në familjen tuaj, duke ju lejuar të rifitoni besimin dhe t’i besoni sërish ata. Tani mund të bëni plane festash me të afërmit dhe të shijoni shoqërinë e tyre.

Ujori

Janë bërë gabime me investimet dhe paratë, duke shkaktuar kaos financiar dhe stres, Ujor. Lajmi i mirë është se tani e dini që mund të flisni për situatën me njerëzit që kujdesen për ju, në vend që ta mbani sekret. Sa më shumë të flisni për problemet që ju shqetësojnë, aq më mirë do të ndiheni dhe mendja juaj do të gjejë qetësi.

Peshqit

Keni ushtruar një presion të jashtëzakonshëm mbi veten. Mbajtja brenda e këtyre emocioneve është një burim i madh stresi, Peshq. Duhet të çlironi shumë nga ndjenjat tuaja para Vitit të Ri. Po filloni të krijoni një marrëdhënie të re me veten, e cila është thelbësore për shëndetin tuaj emocional dhe mendor. Mos i përsëritni të njëjtat gabime në 2026.

Related Posts

Ikona artit shqiptar Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, aktorja e njohur shfaqet e transformuar në 93-vjetorin (FOTO)

Ikona e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e saj të 93-të. Ajo lindi 17 dhjetor 1932 në Sarajevë dhe është një nga aktoret më të…

Lajm i trishtë për botën e futbollit/ Lojtari i talentuar ndërron jetë, zbulohen detajet

Bota e futbollit në Angli është tronditur sot, pasi Ethan MekLeod ndërroi jetë pas një përplasje me makinë. 21-vjeçari që luante me Maklesfild po kthehej në shtëpi,…

Aksident i rëndë në vend, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital (Detaje)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte…

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet…

Feston sot ditelindjen, ja sa vjeç mbush sot Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave….

Shuhet figura e njohur e ekranit, u gjet e vd*kur bashkë me të shoqin.

Pak ditë pasi çifti hollivudian u vra barbarisht nga djali i tyre një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur median amerikane dhe opinionin publik në SHBA. Reporterja…