Shqiponja e deformuar në flamurin shqiptar të Spiropalit në Greqi, kritika e gazetarit Marin Mema

Gazetari Marin Mema ka reaguar publikisht lidhur me përdorimin e flamurit shqiptar me shqiponjë të deformuar në takime dhe përfaqësime zyrtare, duke e cilësuar këtë si një mungesë serioziteti dhe respekti ndaj simboleve kombëtare. Dhe siç mund të shihni fotot, ka një sërë ndryshimesh mes flamurit origjinal dhe atyre të sajuar.

Në një qëndrim të bërë publik, Mema thekson se serioziteti i një shteti nis që nga detajet më bazike, mes të cilave flamuri kombëtar zë një vend të veçantë. Sipas tij, përdorimi i flamurit me shqiponjën e shtrembëruar, i cili u përhap masivisht gjatë vitit 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë, është i pafalshëm dhe nuk duhet të pranohet më në asnjë aktivitet zyrtar.

“Shqiponja e flamurit tonë kombëtar nuk ka nofull të dalë si dragua, as forma të huaja në krahë apo këmbë. Të pritet një shtet me një flamur të tillë është turp”, shprehet Mema, duke shtuar se një shtet serioz do të kishte ndërhyrë prej kohësh për ta hequr nga qarkullimi këtë variant të deformuar të simbolit kombëtar.

Ai thekson se simbolet kombëtare janë të shenjta dhe nuk mund të ndryshohen sipas shijeve apo keqinterpretimeve grafike. Sipas Memës, përdorimi i disa flamujve të tillë është konstatuar edhe në takimin e fundit zyrtar në Greqi, çka sipas tij tregon mungesë vëmendjeje ndaj një elementi thelbësor të identitetit shtetëror.

Gazetari e cilëson këtë si një detaj që mund të duket i vogël, por që në fakt është domethënës për respektin që një shtet ka ndaj vetes dhe ndaj simboleve të tij. /noa.al

E plotë:

“Kur shkohet në takime të këtij niveli – e në çdo përfaqësim tjetër zyrtar – serioziteti nis që te flamuri. Vendosja e flamurit me shqiponjën e shtrembëruar, i cili u përhap masivisht gjatë vitit 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë, është e pafalshme. Pikërisht këtu matet serioziteti i një shteti.

Shqiponja e flamurit tonë kombëtar nuk ka nofull të dalë si ndonjë dragua, as forma të huaja në krahë apo këmbë. Të pritet një shtet me një flamur të tillë është turp. Një shtet shqiptar serioz duhet të kishte ndërhyrë prej kohësh për ta hequr nga qarkullimi flamurin me shqiponjën e deformuar.

Simbolet kombëtare janë të shenjta dhe nuk mund të ndryshohen sipas shijeve apo keqinterpretimeve grafike. Jo një, por disa flamuj të tillë u panë edhe në takimin e fundit në Greqi – një detaj i vogël në dukje, por domethënës për respektin ndaj vetes dhe shtetit.”

Related Posts

Çm*nduri në Tiranë! “Hajde merre vajzën se nuk është e vi*gjër”, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Daja i një vajze të re të sapomart.uar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë…

Analisti i njohur tr*ndit: Ja vendimi që ka marrë Belinda Balluku, nga sot ajo..

Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të…

E rëndë në Greqi, nëna lë fëmijën 3-vjeçar të vd*së nga uria

Vdekja e një djali 3-vjeçar në Aleksandropolis po merr përmasa tragjike, pasi autopsia tregoi se fëmija vdiq nga arrest kardiak për shkak të dështimit të shumëfishtë të…

Nëna e saj është shqiptare nga Tirana, ndërsa babai i saj është bolivian. Historia e pazakontë e sopranos Carolina López Moreno

17 Dhjetor, 2025 Gjithçka në 5 vjet për Carolina López Morenon. Ajo debutoi si soprano në vitin 2021, ka kënduar për Mehta, Gatti dhe Pappano, dhe në…

Pas kësaj date SJELL FAT TE KEQ! Ja kur duhet hequr pema e Vitit të Ri

Kur festat mbarojnë, të gjithë nisin nga pastrimi i shtëpisë. Ndër të tjera, një rëndësi shumë e madhe i kushtohet heqjes së dekorimeve, të cilat ruhen për…

Prej kohësh e “zhdúkur! Këngëtares Anjeza Branka i ndodh tr*nditja e madhe

Këngëtarja ka prekur fansat e saj, teksa i ka bërë një dedikim të veçantë dhe të ndjerë nënës së saj. Ajo shkruan se kishte frikë që ta…