Këtë të shtunë 20 dhjetor pritet të nisë edicioni i radhës së reality show Big Brother VIP Albania. Media nga më të ndryshmet kanë dhënë mori emrash të njohur dhe të panjohur dule sugjeruar se do të jenë banorët e edicionit të ri.
Në një nga mediat kryesore të showbizit u raportua një ditë më parë se kishin konfirmuar që këngëtarja Rovena Dilo do të jetë banorja e parë e konfirmuar e edicionit të ri të BBVIP. Noa.al kontaktoi me Rovena Dilon për të mësuar nëse ajo do të jetë banorja e këtij edicioni, madje qeshi.
“Jo. Nuk do të jem. Dhe nuk e kuptoj përse publikohen të tilla lajme kur nuk është e vërtetë”, tha Dilo.
Ajo pohoi se çdo vit ka marrë ftesa nha organizatorët e reality show, por sërish nuk do të jetë pjesë e BBVIP. Këngëtarja e njohur vazhdon të jetë aktive në botën e muzikës dhe muajin aktual e periudhën në vijim pritet ti ketë me aktivitete të ngjeshura. /noa.al