Fati i Belinda Ballukut futet në qorrsokak

Fati politik i Belinda Ballukut është futur në një situatë të paqartë, teksa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin, ndërsa procesi parlamentar ka hasur në shtyrje dhe përplasje politike.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritej të merrej vendimi nëse do të miratohej ose jo heqja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është shtyrë pa u caktuar ende një datë e re. Gjatë mbledhjes, deputetët pjesëmarrës ranë dakord që të marrin në dorëzim për shqyrtim provat e depozituara nga Prokuroria e Posaçme, të cilat janë dorëzuar në një USB.

Palët u dakordësuan që anëtarët e Këshillit të Mandateve ta marrin USB-në me vete për t’u njohur me materialet, raporton noa.al. Fillimisht, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kishte deklaruar se dokumentacioni nuk duhet të largohej nga salla e mbledhjes dhe u kishte kërkuar deputetëve të opozitës që provat t’i konsultonin vetëm gjatë mbledhjes. Megjithatë, pas diskutimeve, u arrit dakordësia që USB-ja t’u dorëzohej deputetëve.

Prokurorët kanë sqaruar se materiali i përfshirë në USB mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, duke respektuar procedurat ligjore në fuqi. Po ashtu, Prokuroria ka dhënë miratimin që edhe avokati i Belinda Ballukut të njihet me provat.

Dosja që SPAK ka përgatitur për të mbështetur kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku përmban rreth 10 mijë faqe. Për shkak të volumit të madh të materialit, avokati i saj ka kërkuar një afat prej tre javësh për t’u njohur me dokumentacionin, ndërsa SPAK ka theksuar se afati maksimal duhet të jetë pesë ditë.

Partia Socialiste ka shprehur dakordësinë me kërkesën e avokatit të Ballukut dhe ka propozuar që mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve të shtyhet për datën 19 janar. Ky propozim është kundërshtuar nga Partia Demokratike, e cila kërkon që mbledhja të zhvillohet që të hënën e ardhshme.

Pas përfundimit të mbledhjes, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai deklaroi se opozita kishte kërkuar që mbledhja të ishte transparente për qytetarët, duke lënë hapësirë që media të largohej vetëm në momentet kur prokuroria do të informonte anëtarët e Këshillit. Bardhi tha se, sipas tij, u zbulua arsyeja pse USB-ja ishte mbajtur e mbyllur, për t’i dhënë alibi Ballukut për shtyrjen e mbledhjes me argumentin se nuk ishte njohur ende plotësisht me materialin.

Sipas Bardhit, kjo situatë tregon se kryeministri Edi Rama nuk ka vendosur ende se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj Ballukut dhe po i jep vetes kohë për t’u njohur me dosjen. Ai shtoi se kërkesa për shtyrjen e mbledhjes deri pas një muaji është e pajustifikuar dhe se çdo vonesë mund të rrezikojë provat ose të sjellë intimidim të dëshmitarëve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, mësohet se i ka drejtuar një pyetje prokurorit të çështjes, Altin Prençi, duke theksuar se e pandehura nuk bashkëpunon, nuk jep dorëheqjen dhe sipas tij intimidon dëshmitarët, ndërkohë që qeveria e mbron publikisht. Ai ka pyetur nëse prokuroria ka një urgjencë apo afat të arsyeshëm për të shmangur zvarritjen e hetimit.

Prokurori Prençi është përgjigjur se afati i arsyeshëm për njohjen me provat duhet të jetë 3 deri në 5 ditë, qëndrim me të cilin është shprehur dakord edhe prokurorja tjetër e çështjes, Dorina Bejko.

Në debatet e zhvilluara gjatë mbledhjes, është theksuar edhe tensioni politik rreth rolit dhe funksionimit të SPAK-ut, ku janë përmendur qëndrime të mëparshme të forcave politike dhe përplasjet aktuale mbi respektimin e kërkesave të Prokurorisë së Posaçme.

Related Posts

Të shtrirë mbi njëri-tjetrin/ Burrë dhe grua humbin j*tën të BLLOKUAR në një sauna!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tokion, ku një çift bashkëshortësh humbi jetën pasi u bllokua brenda një sauna private që u përfshi nga flakët. Viktimat janë…

Rovena Dilo nesër në Big Brother VIP? Këngëtarja tregon çfarë do të ndodhë

Këtë të shtunë 20 dhjetor pritet të nisë edicioni i radhës së reality show Big Brother VIP Albania. Media nga më të ndryshmet kanë dhënë mori emrash…

Fabrizio Corona trondit Italinë: Alfonso Signorini ka detyruar banorët djem të ‘Grande Fratello’ të bëjnë marr*dhënie lNTlME

Gazetari italian Fabrizio Corona ka publikuar mesazhe dhe fotografi që sipas tij nxjerrin në pah praktikat e dyshimta të gazetarëve dhe moderatorëve të njohur në televizionin italian,…

Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin që është përgjegjës për një aksident, ku përplasi një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi…

‘Po nuk shkove në sh’trat me Signorinin nuk futesh në Grande FrateIIo’ pIas skandaIi në Itali

“Nëse nuk shkon në shtrat me Alfonso Signorinin, nuk punon në televizion, nuk futesh në Grande Fratello”: akuza e Fabrizio Coronës Çfarë është “sistemi Signorini” për të…

Fotoja virale e Miss Finlandës ndez akuza për r*ᶏcizëm dhe reagime ndërkombëtare

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga ish-Miss Finlanda, Sarah Dzafce, ka shkaktuar polemika të forta dhe reagime të ashpra ndërkombëtare, pasi u interpretua si gjest…