Të shtrirë mbi njëri-tjetrin/ Burrë dhe grua humbin j*tën të BLLOKUAR në një sauna!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tokion, ku një çift bashkëshortësh humbi jetën pasi u bllokua brenda një sauna private që u përfshi nga flakët. Viktimat janë identifikuar si Yoko Matsuda, 37 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Masanari Matsuda, 36 vjeç. Shërbimet emergjente u njoftuan rreth orës 12:25 të mesditës, pasi alarmi i zjarrit ishte aktivizuar. Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, gjetën dorezën e derës së saunës të shkëputur dhe të rënë në dysheme.

Çifti u gjet i shtrirë në dysheme, mbi njëri-tjetrin, me kokat pranë derës, duke sugjeruar përpjekje të dëshpëruara për t’u larguar nga ambienti. Ata u transportuan me urgjencë në spital, por më vonë ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra.

Burri kishte pësuar djegie në pjesë të mëdha të trupit, ndërsa gruaja kishte djegie në shpatullën e djathtë. Autopsia nuk ka dhënë ende një përfundim të qartë për shkakun e vdekjes, por dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e djegieve ose temperaturave ekstreme. Hetimet paraprake tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një peshqir i djegur që kishte rënë mbi gurët e nxehtë të saunës, duke përhapur flakët drejt bankinave dhe mureve. Ndërkaq, istemi i alarmit të emergjencës rezulton të ketë qenë i çaktivizuar prej rreth dy vitesh.

Stafi i objektit ka deklaruar se pajisja ishte jashtë funksionit që prej vitit 2023. Qendra e Shëndetit Publik në Minato konfirmoi se sauna ishte në funksion që nga korriku 2022 dhe kontrolli i fundit teknik ishte kryer në prill 2023, pa u konstatuar mangësi serioze në pajisje

Related Posts

E peson keq Benet Beci, SPAK e merr të pandehur, e rende cfare ju zbulua

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të. Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera…

Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

Të tjera përgjime kanë dalë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, me vartësin e saj Evis Berberi. Sipas dosjes hetimore, Balluku flet me Berberin për pagesa…

“Ngjarje e rë’ndë: 19-vjeçari shqiptar humb j*tën pas rënies nga ballkoni ambuIanca arriti shumë vonë”

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën pas rënies nga ballkoni i një pallati. Ngjarja ndodhi rreth…

“Tragjedi në : I moshuari përplas për vd*kje një 67-vjeçar me biçikletë!”

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, ku një 74-vjeçar përplasi për vdekje një 67-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Pavarësisht se…

Fati i Belinda Ballukut futet në qorrsokak

Fati politik i Belinda Ballukut është futur në një situatë të paqartë, teksa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin, ndërsa procesi parlamentar ka…