Skip to content

Dyshohet për vr*sjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë

Një shtetase e huaj, 20 vjeçe, është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet për veprën penale “Vr asja e foshnjës”. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Gjykata ndaj shtetases A. P. Ndërhyrja e policisë është kryer në zbatim të vendimit gjyqësor.

Autoritetet bëjnë me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë, duke theksuar se dosja ndodhet ende në fazë hetimore dhe çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet publik në përputhje me ligjin.

Published inTë fundit