Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta më 20 nëntor 2025, “3 furgonë” përgjime në dosje dhe dy vila pushimi në Drimadhes, ja kush është besniku i ish-ministres që hapi “Kutinë e Pandorës” në SPAK
Katër muaj pasi Balluku u mor e pandehur për shkelje të barazisë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, pozita e saj përballë drejtësisë është rënduar.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e Ballukut me argumentin se në duar kanë prova të reja, duke shtuar se zv.kryeministrja rrezikon deri në 35 vite burg.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili në një studio televizive ka zbuluar detaje nga provat që po fundosin Belinda Ballukun.

Sipas asaj që ka deklaruar Bardhi, materiali i në duart e SPAK është i një përmase të pazakontë dhe lidhet vetëm me një periudhë të shkurtër, rreth një muaj qeverisje. Ai ka theksuar se dosja përmban rreth 16 mijë faqe dhe një numër shumë të madh përgjimesh telefonike, aq sa sipas përshkrimit të prokurorëve, printimi i tyre do të kërkonte “më shumë se 3 furgonë të mbushur me letër”. Bardhi ka nënvizuar se nga përmbajtja e përgjimeve del qartë, sipas tij, përfshirja e personave me precedentë penalë në procese që lidhen me tendera publikë, duke pretenduar se ka pasur bashkëveprim dhe ndikim në ndarjen apo orientimin e tyre.

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë

Një element që ai e ka cilësuar thelbësor për rëndimin e pozitës së Ballukut është një bisedë telefonike mbi 11 minuta, e zhvilluar më 20 nëntor 2025, ku sipas tij evidentohet përdorimi i “të fortëve” për të intimiduar dëshmitarë. “Dosja që ka ardhur në Kuvend ka të bëjë me 1 muaj qeverisje. E di si u shprehën prokurorët, nëse ne printojmë përgjimet që kemi për dosjen Balluku, na duhen më shumë se 3 furgonë të mbushur me letër. Më është dashur 10 ditë nga dosja voluminoze me 16 mijë faqe e Ballukut.

Unë nuk lexoj brendinë e provës. Të fortët ndajnë tendera, përcaktojnë dhe bashkëveprojnë në tendera, ajo që del qartë dhe që prokurorët e përdorën për të kërkuar rëndimin e pozitës, ishin përdorur nga Balluku, një bisedë telefonike mbi 11 minuta të datës 20 nëntor 2025 ku faktohet që të fortët ishin përdorur për të intimiduar dëshmitarë. Njërës i kishin kërcënuar babain në një qytet që nuk është në Tiranë”, deklaroi Bardhi.Dy vila pushimi në Drimadhes

Nga ana tjetër, Bardhi deklaroi se Belinda Balluku, disponon dy shtëpi pushimi në jug të Shqipërisë, duke ngritur pyetjen nëse Prokuroria ka nisur hetimet për këto pasuri. Ai theksoi se informacioni i tij është për dy vilat të një kompleks biznesi, OLEAS në Drimadhës, dhe kërkoi nga Prokuroria të verifikojë nëse Balluku ka shtëpi pushimi në atë zonë.

Bardhi shtoi se nga hetimi pasuror mund të dalin 3, 5 apo 300 persona të përfshirë, varësisht nga puna e SPAK. Ai theksoi se informacioni i tij është për dy vilat të një kompleks biznesi, OLEAS në Drimadhës, dhe kërkoi nga Prokuroria të verifikojë nëse Balluku ka shtëpi pushimi në atë zonë. “Belinda Balluku disponon dy shtëpi pushimi, dy vila në jug të Shqipërisë.

A po heton Prokuroria? Ajo që kam detyrë të ngrejë shqetësimin dhe çdo dokument ta depozitojë në SPAK. Na duhen më shumë se sa 3 furgonë që mbushen me letër, e thanë prokurorët në mbledhje. 50 mln në një tender janë mjaftueshëm për të blerë një dëshmitar. Nuk ka ardhur hetimi pasuror, nëse nga hetimi pasuror do dalin 300, 3 apo 5 do varet nga puna e SPAK.

Por që disponon pasuri të fshehur është pak apo e sigurt. Për 2 vilat e kam informacion. Bëhet fjalë për një biznesmen që ka marrë mln euro tenderë, nga ministritë apo agjencitë. Bëhet fjalë për kompleksin OLEAS në Drimadhas. Prokuroria të verifikojë nëse ka shtëpi pushimi atje Balluku”, tha ai.

Besniku i Ballukut që hapi “Kutinë e Pandorës” në SPAK

Nga ana tjetër, Bardhi deklaroi se ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi i arrestuar nga SPAK, që del nga hetimet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ballukut po bashkëpunon me drejtësinë. Sipas tij, Berberi ka bashkëpunuar me drejtësinë për çështjen e telefonit që përmbante komunikime të rëndësishme.

Ai pretendoi se në kontrollin e parë telefoni nuk ishte gjetur në banesë, ndërsa në kontrollin e dytë, me instruksion të vetë Berberit për vendndodhjen, SPAK dhe BKH kanë mundur të sigurojnë provat. “Si mendoni se Berberi do të bëjë burg për Ballukun? Shkon ai në burg dhe merr me vete edhe atë. Po Balluku do të bëjë burg për Edi Ramën? Janë tre raste ku ajo ka lënë të kuptohet se nëse shkon në burg, do të marrë edhe të tjerë me vete”, u shpreh Bardhi.

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…