Cubi me “Benz” s’njeh rregulla, kryen parakalime të gabuara dhe rrezikon qytetarët

Shoferët e paduruar, të cilët nuk dinë të respektojnë rregullat dhe të presin në trafik, po shndërrohen gjithnjë e më shpesh në burim aksidentesh për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke ndërmarrë parakalime tejet të rrezikshme.

Një qytetar ka raportuar pranë redaksisë sonë një rast të tillë, ku një drejtues mjeti me automjet tip “Benz” ka treguar papërgjegjshmëri të plotë në qarkullim. Pa pritur si gjithë drejtuesit e tjerë, ai ka ndërmarrë një manovër të gabuar dhe të rrezikshme, e cila për pak sa nuk përfundoi në një aksident fatal.

Në videon e dërguar nga qytetari shihet qartë se mjeti tip “Benz”, me targë AB 835 NZ, lëviz me shpejtësi të frikshme dhe kryen parakalim të rrezikshëm, pa marrë parasysh faktin se nga krahu i kundërt po afrohej një tjetër automjet. Në atë moment, shoferi tenton të rikthehet me shpejtësi në korsinë e tij, duke e arritur me vështirësi këtë manovër për shkak të mungesës së hapësirës mes mjeteve.

Menjëherë pas kalimit të automjeteve nga krahu i kundërt, drejtuesi i paduruar nuk reflekton, por vijon sërish me të njëjtën sjellje të rrezikshme, duke bërë zig-zag në mes të rrugës deri sa arrin të kryejë parakalimin.

Raste të tilla, që rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, duhet të shërbejnë si shembull për ndërhyrje nga Policia e Shtetit. “Kamikazë” të tillë të rrugës nuk rrezikojnë vetëm jetën e tyre, por edhe atë të të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës.

Related Posts

Jep dorëheqjen? Elhaida Dani braktis finalen e Festivalit të Këngës, ikën nga Shqipëria!

Finalja e Festivali i Këngës 64 do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kjo është nata finale, ku zgjidhet…

Zjarrfikësit në zi/ Ndahet papritur nga jeta HEROI që shpëtoi nga zjarri foshnjën 3 muajshe

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri njofton këtë mëngjes se ka ndërruar jetë zjarrfikësi i Tiranës, Klevis Qato. Një lajm i trishtë që ka tronditur kolegët dhe të…

Dyshohet për vr*sjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë

Një shtetase e huaj, 20 vjeçe, është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet për veprën penale “Vr asja e foshnjës”. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve…

Sherr në burg: Safet Bajri “bën për spital” dhëndrin e Qazim Sejdinit

Një përplasje e rëndë fizike ka ndodhur pak ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku është rrahur Sokol Sanxhaktari, i dënuar me 15 vite…

Publikohet dosja e ‘EPSTElN’, mijëra foto përfshirë atë të CLlNT0N në pishinë me një grua!

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar të premten një paketë të re dokumentesh që lidhen me hetimet ndaj financierit të ndjerë Jeffrey EPSTElN, duke rikthyer në qendër…

MOS E PREK FYTYRËN! RREZIKU I FSHEHUR QË FSHIHET PAS SHTRYDHJES SË ABCESEVE

Shtrydhja e absceseve në fytyrë është një veprim shumë i rrezikshëm, i cili shpesh bëhet pa e kuptuar pasojat serioze që mund të sjellë. Abceset janë infeksione…