“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor dhe presion të vazhdueshëm psikologjik gjatë periudhës së trajnimit.

Sipas denoncuesit, ai ka nisur trajnimin në Akademinë e Sigurisë më 4 dhjetor 2025, por përvoja e tij, siç pretendon, ka qenë larg standardeve minimale njerëzore dhe profesionale që duhet të karakterizojnë një institucion përgatitor për Policinë e Shtetit.

Ish-kursanti pohon se që në ditët e para është përballur me sjellje përbuzëse dhe arrogante nga disa instruktorë, të cilët, sipas tij, i trajtonin kursantët si të dënuar dhe jo si të rinj që po përgatiteshin për një shërbim publik.

Ai pretendon gjithashtu se kushtet e jetesës në akademi kanë qenë shumë të rënda, duke përmendur mungesë ngrohjeje, furnizim të kufizuar me ujë të ngrohtë, ushqim të dobët dhe të përsëritur, si dhe ambiente të mbipopulluara. Sipas tij, edhe pajisjet bazë si uniformat ishin të vjetra dhe të papërshtatshme.

Një tjetër shqetësim serioz i ngritur në denoncim lidhet me, sipas tij, kontrollin e vazhdueshëm dhe ndalimin e përdorimit të telefonave, si dhe një klimë frike për shkak të kamerave dhe vëzhgimit të brendshëm mes vetë kursantëve.

Denoncuesi pretendon se në akademi ekzistonte diferencim i hapur mes kursantëve, ku ata që, sipas tij, kishin mbështetje politike apo lidhje, sistemoheshin në kushte më të mira, ndërsa të tjerë trajtoheshin ndryshe. Ai thotë se për shkak të presionit psikologjik dhe trajtimit të përditshëm, shumë kursantë janë larguar gradualisht nga akademia, përfshirë edhe atë vetë.

Sipas tij, kjo përvojë i ka shkaktuar pasoja psikologjike dhe një zhgënjim të thellë, duke e shtyrë të bëjë thirrje publike për të rinjtë që mendojnë të aplikojnë në këtë institucion.

JOQ Albania publikon këtë denoncim si pretendime të një ish-kursanti, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi apo sqarimi nga institucionet përkatëse.

Denoncimi i plotë i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

“Mirëmbrëma JOQ Albania, unë jam një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë dhe me datë 4 dhjetor 2025 kam nisur trajnimin në këtë akademi, por ajo që përjetova aty ishte larg çdo standardi njerëzor. Që në ditët e para u përballëm me trajtim çnjerëzor nga disa instruktorë, të cilët silleshin me përbuzje dhe arrogancë, sikur të ishim të dënuar dhe jo kursantë që po përgatiteshim për Policinë e Shtetit. Kushtet e jetesës ishin skandaloze, ushqimi ishte i njëjtë çdo ditë dhe shumë i dobët në cilësi, patatet shpesh ishin të pazihera, dhomat nuk kishin ngrohje dhe uji për larje ishte i kufizuar; në dhoma me 7 persona, kush lahej i pari kishte ujë, ndërsa të tjerët detyroheshin të laheshin me ujë të ftohtë, madje ndonjëherë vetëm një herë në javë. Uniformat ishin të vjetra, të vitit 2004, pasi nuk kishte uniforma të reja. Nga frika se mos bëheshin video apo foto, na kërkonin të dorëzonim telefonat dhe ishim të rrethuar me kamera në çdo cep, ndërsa disa kursantë të caktuar vëzhgonin lëvizjet tona dhe përdoreshin si spiunë për instruktorët e disiplinës. Në akademi vihej re hapur diferencimi mes kursantëve, pasi ata që kishin miq ose mbështetje politike sistemoheshin në dhoma me kushte disi më të mira dhe me më pak persona, ndërsa ne, rreth 22 kursantë pa mbështetje partie, u trajtuam edhe më keq deri në atë pikë sa u detyruam të largoheshim nga akademia. Presioni psikologjik ishte i vazhdueshëm dhe shumë kursantë largoheshin çdo ditë sepse nuk e përballonin keqtrajtimin; sot aty kanë mbetur ata persona që të gjithë aty kanë mbështetje politike. Ajo që përjetova më ka lënë pasoja psikologjike dhe një zhgënjim të thellë. Apeli im është për çdo të ri që mendon të aplikojë në këtë akademi: mos u mashtroni nga ajo që ju premtohet, sepse realiteti është krejt ndryshe. Më mirë të bëj çdo punë tjetër sesa të kthehem apo ta përmend më atë vend. Shpresoj ta publikoni, më shumë për të pasqyruar realitetin e hidhur. Aty ishte një burg dhe jo institucion edukimi. Nuk kisha si të siguroja prova. E para, nuk isha mirë psikologjikisht, nuk e përjetova mirë. E dyta, nuk na lejonin telefonat. Dhe e treta, ishte frika se mos më shikonin me telefon duke bërë video apo foto, sepse kisha frikë për pasojat.”

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…

Moti bën kthesën drastike ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat

Ditën e diele vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë…