Rama tregon vendimin që do merret për Belindën?

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me kërkesën nga SPAK në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur dhe ndodhet nën hetim për afera të dyshuara korruptive.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se është “shumë kurioz” për arsyen pse SPAK ka vepruar, sipas tij, me nxitim drejt Kuvendit për masa që ai i cilëson ekstreme, ndërkohë që më 22 janar pritet shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Rama bëri të qartë se shumica qeverisëse dhe parlamentare nuk do e shqyrtojë kërkesën e SPAK për masa të reja, përpara se të përfundojë procesi në Gjykatën Kushtetuese.

“Sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme”, tha Rama.

Edi Rama: Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.

Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon.

Në arsyetimin drejtuar Kuvendit, SPAK argumenton se janë rënduar ndjeshëm nevojat e sigurimit ndaj Belinda Ballukut, për shkak të rrezikut real që ajo të prishë provat, të ndikojë tek dëshmitarët dhe të kryejë vepra penale të tjera të ngjashme.

SPAK thekson se krahas hetimeve për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe, po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të Ballukut, në lidhje me disa procedura prokurimi, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncensioni.

“Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncensioni”, thuhet në shkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, ku arsyeton kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të Ballukut.

Sipas SPAK, një nga arsyet kryesore për kërkesën e arrestimit lidhet me rrezikun e prishjes ose manipulimit të provave.

Prokuroria e Posaçme thekson se gjatë hetimit po administrohen vazhdimisht prova nga institucione të ndryshme, ndërsa dokumentacioni kryesor ndodhet pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, institucion që drejtohet nga vetë Balluku.

Po ashtu, prokuroria nënvizon se po merren në pyetje dëshmitarë të ndryshëm, përfshirë zyrtarë dhe vartës të drejtpërdrejtë të saj, çka, sipas SPAK, e bën gjendjen e saj të lirë një rrezik real për mbledhjen dhe vërtetësinë e provave.

“Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Eshtë evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek deshmitarët”, argumenton SPAK.

SPAK ngre gjithashtu shqetësimin për rrezikun e largimit të saj, duke argumentuar se kjo lidhet me marzhin e lartë të dënimit të parashikuar nga ligji për veprën penale që dyshohet, si dhe me faktin se ajo dyshohet se e ka kryer këtë vepër disa herë dhe në bashkëpunim.

“Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që dyshohet si dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim”, thotë SPAK, ndërsa shton se “ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të të njëjtit lloj me ate për të cilin po procedohet”.

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…