Po iknin për pushime, dy shqiptarë humbin j*tën në aks*dent tragjik, plagoset një tjetër

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në autostradën Beograd–Nish, pranë daljes së Umçarit, raportojnë mediat lokale serbe.

Mediat në Maqedoni të Veriut raportojnë se në veturën e aksidentuar ishin kushërinjtë Nazim dhe Shkëlzen Avdiu si dhe bashkëshortja e Shkëlzenit. Ata po ktheheshin nga Gjermania në Maqedoni për pushime me rastin e festave.

Në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e Shkëlzenit, kurse ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda.

Ata po udhëtonin me një automjet të tipit “Seat” me targa gjermane.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja fatale për dy prej tre personave në mjet.

Burime mediatike bëjnë me dije se tre personat dyshohet se ishin në tranzit nga Berlini nëpër Serbi dhe po udhëtonin drejt Maqedonisë së Veriut, ku planifikonin të kalonin pushimet.

Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimeve. Sipas supozimeve fillestare, ekziston mundësia që shoferi të ketë fjetur nga lodhja, çka ka çuar në daljen e automjetit nga rruga.

Autoritetet serbe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment të autostradës ka qenë përkohësisht i kufizuar.

Në një publikim të Hoxhë Burim Jashari thuhet:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu, ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nazim Avdiu ishte një xhemat i afërt i imi, shembullor, namazli i përkushtuar, njeri i qetë dhe i urtë, dhe një personalitet i respektuar nga të gjithë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në xhaminë tonë “Jakup Asipi” – Berlin.

Kjo humbje është e rëndë për familjen, xhematin dhe për të gjithë ata që i njohën. Lusim Allahun e Madhëruar t’i mëshirojë Nazim Avdiun dhe bashkëshorten e Shkëlzen Avdiut, t’i pranojë në mëshirën e Tij të pafund, t’u japë sabër familjarëve, ndërsa Shkëlzen Avdiut t’i dhurojë shërim sa më të shpejtë.

Hoxhë Burim Jashari

21.12.2025 Shkup”

Related Posts

Identifikohet burri nga Tirana që e plagosën sonte në Durrës

PËRDITËSIM: Identifikohet burri nga Tirana që e plagosën sonte në Durrës, çfarë thotë policia Durrës – Ngjarja e rëndë që ndodhi sonte në Durrës te zona e…

Paga minimale, nga janari rritet barra tatimore për bizneset dhe të vetëpunësuarit

Nga janari 2026, për qindra mijë qytetarë dhe shumë biznese, paga minimale ndryshon duke pësuar rritje drastike 25 për qind. Nga 40 mijë ajo shkon në 50…

Pronari ia kishte lënë në kujdes fqinjit, shtëpia shkrumbohet nga flakët

LUSHNJE, 21 dhjetor 2025 Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Kosovë e Vogël, në bashkinë Lushnje. Sipas informacioneve paraprake, në…

Nga Paolo Fox: 3 shenjat më të favorizuara dhe 3 që duhet të tregohen të kujdesshme të hënën 22 Dhjetor 2025

Këtë të hënë fati favorizon ata që veprojnë me maturi, planifikim dhe qartësi, ndërsa shenjat emocionale ose të shpërqendruara duhet të ngadalësojnë ritmin. Dita nuk është negative,…

“E pabesueshme! Arbër Hajdari si Edi Rama thyen rekord historik në Big Brother VIP”

Arbër Hajdari ka hyrë zyrtarisht në histori si opinionisti më jetëgjatë i “Big Brother VIP Albania”. Me pjesëmarrjen e tij për të pestin sezon radhazi, Hajdari thyen…

Çfarë bëri Ledioni në BB VIP Albania që ndezi reagimet dhe bëri fansat të kritikojnë ashpër Big Brother VIP Kosova?

Spektakli “Big Brother VIP Albania” nisi mbrëmjen e djeshme me shumë entuziazëm, teksa banorët e rinj u futën në shtëpinë luksoze nën vëmendjen e madhe të publikut…