Nga janari 2026, për qindra mijë qytetarë dhe shumë biznese, paga minimale ndryshon duke pësuar rritje drastike 25 për qind. Nga 40 mijë ajo shkon në 50 mijë lekë, një ndër rritjet më drastike të viteve të fundit që sjell rritje të ndjeshme të barrës financiare.
Të vetëpunësuarit do të detyrohen të paguajnë sigurimet shoqërore që mblidhen nga Tatimet, 25 për qind më shtrenjtë nga kjo rritje
Për një pagë 40.000 lekë/muaj, kontributet llogariten si më poshtë:
I punësuari
Sigurime shoqërore: 9,5% → 3.800 lekë
Sigurime shëndetësore: 1,7% → 680 lekë
Totali i paguar nga i punësuari: 4.480 lekë
Punëdhënësi
Sigurime shoqërore: 15% → 6.000 lekë
Sigurime shëndetësore: 1,7% → 680 lekë
Totali i paguar nga punëdhënësi: 6.680 lekë
Përmbledhje:
I punësuari paguan: 4.480 lekë
Punëdhënësi paguan: 6.680 lekë
Kontribute totale mbi pagën 40.000 lekë: 11.160 lekë
Nga 1 janari 2026 vlerat ndryshojnë si më poshtë:
I punësuari
Sigurime shoqërore 9,5% → 4.750 lekë
Sigurime shëndetësore 1,7% → 850 lekë
Totali i paguar nga i punësuari: 5.600 lekë
Paga neto (në dorë): 44.400 lekë
Punëdhënësi
Sigurime shoqërore 15% → 7.500 lekë
Sigurime shëndetësore 1,7% → 850 lekë
Totali i paguar nga punëdhënësi: 8.350 lekë
I punësuari: 5.600 lekë
Punëdhënësi: 8.350 lekë
Totali i kontributeve: 13.950 lekë
Krahasim:
40.000 lekë → 11.160 lekë
50.000 lekë → 13.950 lekë
Rritje totale e barrës mujore: +2.790 lekë në muaj.
Nisur nga fakti që barra mujore po rritet me përqindje të larta, ndryshe nga qeverisjet e mëparshme kur rritja e pagës minimale ishte 2 mijë lekë çdo dy vjet, qeveria ka vendosur që të subvencionojë për disa muaj një numër biznesesh që u rritet vlera e përmuajshme që shkon në tatime për shkak të rritjes së pagës minimale të detyrueshme për pagesën e kontributeve. /noa.al