Luizi lë pa fjalë Kiarën në hapjen e “Big Brother Fan Club” (Video)

Edicioni i ri i “Big Brother Fan Club” ka çelur siparin ditën e sotme, por publiku u përball me një surprizë të këndshme që në sekondat e para. Në vend të moderatores së programit, Kiara Tito, skena u ndriçua fillimisht nga bashkëshorti i saj dhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

Luizi mori rolin e prezantuesit për të bërë një hyrje speciale për atë që ai e quajti “gruan e jetës”. Me një monolog emocionues, ai u kujdes të theksonte mbështetjen e tij të pakushtëzuar ndaj saj, duke hedhur poshtë çdo hije dyshimi apo kritike.

“Ajo është një vajzë, grua tashmë, që nuk ka me qenë kurrë vetëm, se më ka mua në krah,” u shpreh Luizi.

Ai vijoi fjalën e tij me nota poetike dhe mbrojtëse: “Janë mundu me lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është dritë dielli. Bashkëshortja jeme, nana e Lunës, Kiara Tito Ejlli.”

Pas këtij prezantimi të rrallë, Kiara iu bashkua në skenë, ku çifti shkëmbeu një puthje pasionante. Moderatorja nuk i fshehu emocionet, duke e falënderuar partnerin e saj për këtë start të jashtëzakonshëm.

“Më ke lënë me zemër në dorë në momentet që po flisje,” i tha Kiara, duke e cilësuar si një “super prezantim”.

Nga ana tjetër, Luizi e mbylli momentin e tij me një deklaratë që konfirmon edhe një herë lidhjen e fortë mes tyre: “Unë bëra atë që do bënte çdo burrë për nanën e fëmijëve të vetë.”

Ky moment romantik shënoi nisjen zyrtare të “Fan Club”, duke sjellë një atmosferë pozitive dhe familjare në studio. /Privej,

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…