Tenderi bën 2 milionë e bëjmë 4, përgjimet e Ergys Agasit, t’i them Kapos / SPAK zbulon skemën e AKSHIT

Në dosjen hetimore ndaj organizatës kriminale që funksiononte në AKSHI hidhet dritë dhe mbi skemën e abuzimit me fondet e shtetit.

“Projekti bën dy milionë ne do ta bëjmë 4”, është ndër bisedat e Ergys Agasit të zbardhura nga SPAK. Në një moment tjetër ai shton “Tja them…. ka një gjë qëm i them kapos që e ka gjith nji raport”.

Mesazhet nga dosja janë zbardhur në fakt nga Gazmend Bardhi që shprehet “Sipas SPAK-ut vetëm për 9 muaj, për periudhën 11.12.2024-26.9.2025, përmes kësaj skeme, vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi, krahu i djathtë i lidhjeve me krimin e organizuar i Edi Ramës, ka përfituar plot 30.2 milion euro. Po po, 30.2 milion euro për 9 muaj ka përfituar taksë korrupsioni vetëm nga AKSHI, për një tender sekret që fondin limit ia kanë caktuar 60 milion euro.

Por për të justifikuar paratë Ergys Agasi akuzohet se ka krijuar kompani hije për të lëvizur paratë për këtë bashkëpunimin. Në të njëjtën skemë është përfshirë dhe biznesmeni Erma Beqiri.

Tenderi bën 2 milionë e bëjmë 4, përgjimet e Ergys

Hetimet tregojnë se “subjekti “EA Solution” ka faturuar shitje në drejtim të subjektit “Fastech” sh.p.k., për periudhën 11.12.2024 – 26.09.2025, shumën prej 2 235 761 543 ALL. Në drejtim të subjektit “First” sh.p.k., shumën prej 139 317 172 ALL.
Në drejtim të subjektit “Soft & Solution” sh.p.k., shumën prej 527 765 506 ALL.

Si konkluzion, rezulton se faturimet e kryera nga “EA Solution” sh.p.k. në drejtim të tre subjekteve të tjera të përshkruara më sipër janë fiktive dhe me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga procedurat e prokurimeve të paracaktuara nga grupi kriminal.

Ky fiktivitet konstatohet në faktin që subjekti “EA Solution” sh.p.k. nuk ka ambiente për realizimin e aktivitetit të biznesit, por përdor ambientet e “Soft & Solution” sh.p.k.. Punonjësit e deklaruar në emër të këtij subjekti janë rekrutuar nga punonjës të burimeve njerëzore të subjektit “Soft & Solution” sh.p.k. dhe nuk kanë pasur asnjëherë kontakt me administratorin e subjektit “EA Solution” sh.p.k., shtetasen Ina Ciko.

Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk ka kryer asnjë veprimtari dhe nuk ka asnjë dijeni lidhur me kontraktimin e punëve që merren nga subjektet e tjera. Gjithashtu, në deklarimet e shtetasve Andis Papa dhe Gëzim Hoxha thuhet se ata kanë kontraktuar shërbimet në “EA Solution” nëpërmjet shtetasit Ermal Beqiri, i cili i ka drejtuar te ky subjekt.

Pra, të gjitha aktivitetet drejtohen nga shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, me qëllimin përfundimtar përfitimin e paligjshëm të fondeve të marra nga kontratat publike me institucionin e AKSHI”, thuhet në dosje.

Related Posts

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…

Luftë e hapur në Lindjen e Mesme: Shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

JERUSALEM / DUBAI, 28 SHKURT 2026 – Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një fazë të pakthyeshme lufte të hapur, pas sulmeve të koordinuara ajrore…