“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, ZBARDHET DËSHMIA e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë…

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes, biznesmenit që u mor peng derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tendera shtetërorë.

Në dëshminë e dhënë, Meçe tregon se poshtë pallatit të tij sapo kishte dalë nga makina, i ishin afruar dy persona të cilët i ishin prezantuar si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pasi e kishin marrë brenda në makinë ata i kishin komunikuar se ishte arrestuar dhe i kishin vendosur kapuçin në kokë për të mos parë itinerarin e lëvizjes.

Megjithatë Meçe thotë se e kishte kuptuar që ishte marrë peng pasi personat në makinë që ishin prezantuar si punonjës të BKH-së nuk dinin të vendosnin pranga.

SPAK ka akuzuar dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri se kanë urdhëruar pengmarrjen e Meçes.

Dëshmia e Meçes:

Ka hapur nga distanca bagazhin e makinës, ka vendosur çantën e shpinës dhe çantën e dorës dhe ne atë moment është afruar një automjet fuoristrade Range Defender, ngjyre e zeze, me fenelina policie, me targa shqiptare, te cilat ne ato momente nuk i ka fiksuar por me vone ka pare qe targat e atij automjeti janë AC121JJ.

Ndërkohë qe makina ka lëvizur drejt tij, ai fiksuar një person jashtë makinës i cili e ka thirrur ne emër Geront Mece. Ky person kishte këto karakteristika: i gjatë rreth 1.75 cm, me trup mesatar, me flokë të zeza e të drejta të shtrira poshtë, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjatë, si dhe jelek ngjyrë e verdhë me mbishkrim BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Nuk ka dalluar shenja të veçanta në pamjen vizuale të tij. Ky person i thotë:

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”. Në atë moment ka besuar që është SPAK dhe është bindur pa shfaqur pakënaqësi apo rezistencë për shkak se ishte në oborrin e pallatit të tij. Në këtë moment nga dera mbrapa ka dalë një person i dytë i cili i ka hapur vendin për t’u futur brenda, nuk ka qenë as ky i maskuar në fytyrë por ishte pak si i shëndoshë, veshur me bluzë si ato të policisë, sipas perceptimit të deklaruesit. Më pas ka parë brenda në makinë që ky person ka pasur të veshura xhinse të zeza. Në momentin kur e ka thirrur në emër personi i parë, deklaruesi ka shtypur butonin e bagazhit të makinës i cili automatikisht ka filluar të mbyllet. Në këtë kohë kur po mbyllej bagazhi, është futur te sedilja mbrapa në mes e automjetit Defender.

Në atë moment ka hyrë edhe personi i tretë në makinë nga krahu i majtë i tij, i cili kishte veshje të ngjashme me personin e dytë, me xhinse të zeza dhe me bluzë si ato të policisë, i shëndoshë por pa maskë, fytyrë e rrumbullakët, të cilin është në gjendje ta identifikojë lehtësisht. Dy personat që kanë qenë mbrapa me Gerondin (personi dy dhe personi tre) kanë qenë me tatuazhe, personi i dytë ka pasur tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, tatuazh me formë si ajo e germës “b” në krahun e kundërt, e pambyllur plotësisht dhe diku nga mesi kishte një pikë. Personi i tretë, në parakrahun e dorës së majtë ka komplet parakrahun tatuazh bardh e zi.

Ka dëgjuar që shoferi, i cili ishte me maskë, i flet personit të parë duke i kërkuar që të merrte dy çantat e Gerondit nga bagazhi i makinës. Ky merr çantat e i fut në makinë. Pasi futen brenda, deklaruesi i ka pyetur: “Keni ndonjë letër, ju lutem ma jepni?” Personi i parë që ishte në vendin e pasagjerit para, i thotë “je arrestuar” dhe i thotë personit të dytë (në të djathtën e Gerondit) t’i vërë prangat. Deklaruesi kërkon përsëri t’i japin letrat, dhe se duhet të telefonojë në familje. Personi i parë i thotë që letrat do ia japin në komisariat, ndërkohë që makina lëviz për të dalë nga oborri i pallatit. Personat mbrapa tentuan t’i vënë prangat, por fakti që personi i dytë nuk dinte t’i vinte prangat dhe ka ndërhyrë personi i tretë, ka bërë që deklaruesi të dyshojë që këta nuk ishin punonjës siç u prezantuan.

Në momentin që po vinin prangat deklaruesi u thotë “o çuna unë nuk jam kriminel”. Personi i dytë thotë “Ça the ti, ça the, kush është kriminel?!”, ndërkohë që shoferi u thotë vërini kapuçin. Kur po dilnin nga parkimi i oborrit ka parë babain e tij dhe në atë moment i kanë vënë kapuçin e zi në kokë. Ka kuptuar që personat nuk janë nga SPAK-u. Makina për punë sekondash ndalon në semafor, deklaruesi mendon që do ecë drejt, ndërkohë që makina devijon majtas i pyet se në cilin komisariat do më çonin. Personi i parë i thotë “në komisariatin më të afërt”. Personat para kishin komunikime me zë të ulët mes tyre. /Top Channel/

Related Posts

Miratohet Akti Normativ i Fundvitit, 15 mijë lekë bonus për familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe! Përfitojnë rreth 148 mijë qytetarë

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt normativ do të shperndahet një bonus prej…

Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Çmimi i metalit të çmuar është rritur…

Kujdes, super radarë të rinj prej sot janë aktivizuar në rrugët e Serbis, këto janë gjobat

Super radarë të rinj stacionarë janë instaluar përgjatë rrugëve në të gjithë Serbinë dhe nga sot (e hënë) kanë hyrë zyrtarisht në funksion. Shoferët do të ndëshkohen…

Gjendet i vd*kur Shemi i grupit “Ilirët”

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vd ekur. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net. Ende nuk…

“Po më vr*t ishi!”/ 34-vjeçarja vr*tet nga ish-partneri! Telefonoi policinë por ai i mori telefonin dhe…

Në një ngjarje të trishtueshme dhe shkatërruese, një grua ka humbur j etën pas një akti të dhunshëm nga ish-i partner i saj, i cili e kishte…

PAMJE nga momenti kur dh*nohen dy policët në Vlorë

Mesditën e sotme, Policia është njoftuar për një konflikt në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës në Vlorë. Në përplasje janë përfshirë punonjës të INUV dhe…