Është publikuar foto e efektivit të Policisë Rrugore në Vlorë, i cili ditën e sotme u dhunuar nga disa persona, pasi tentoi që të shuajë një sherr mes disa qytetarëve dhe punonjësve të IMT-së Vlorë. Nga fotoja e siguruar, efektivi ka pësuar dëmtime në kokë, teksa shfaqet i gjakosur.
Sherri në Vlorë për lirimin e hapësirës publike, Ndërsa mësohet se personi që ushtroi dhunë së bashku me familjarët e tij ndaj efektivit të policisë Rrugore, drejtorit të IMT-së Vlorë dhe inspektorit, është punonjës i Policisë Bashkiake të Vlorës.
Bëhet me dije se polici bashkiak ka dhunuar fillimisht drejtorin e IMT-së dhe inspektorin, pasi këta të fundit, tentuan që të lironin hapësirën publike duke i hequr tendat e lokalit, i cili ndodhet në hyrje të qytetit të Vlorës.
Më pas efektivi i Rrugores, së bashku me kolegun e tij, kanë tentuar që të shuajnë konfliktin, por janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe familjarët e tij. Më pas polici i rrugores, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
Është dashur ndërhyrja e forcave “Shqipoja” për të neutralizuar situatën, duke shoqëruar në Komisariat punonjësin e Policisë Bashkiake dhe familjarët e tij