At*ntati i Rinasit/ Kush është Betimi që u shoqërua në polici? Çoi cigare tek makina e markës ‘Toyota’

Hetimet për atentatin mafioz të kryer në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbeti i vr arë Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së Mustafa alias Muçi Sheljani, kanë përparuar me shoqërimin e disa persona, që policia kri minale e Tiranës, dyshon se kanë informacion lidhur me përdorimin e makinës tip “Toyota” me targa greke.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se mes personave që është shoqëruar, marrë në pyetje dhe më pas lënë i lirë rezulton të jetë Betim …, i cili është kapur nga disa kamera.

Me shpresën e gjetjes së makinës, policia e Tiranës bllokoi shumë pamje filmike. Vetëm njëra nga kamerat e sekuestruara nga policia, ka kapur Betim …, që afrohet pikërisht në një makinë tip “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vr asjen e dyfishtë.

Imazhet filmike, janë kapur disa ditë para atentatit, çka tregon se makina e përdor në vr asje, ka qenë në lëvizje mes zonës së Rinasit dhe Fushë-Krujës.

Personi, Betim …. është kapur nga një imazh filmik kur afrohet tek kjo makinë dhe u jep personave brenda saj disa paketa cigare. Pikërisht ky imazh, ka çuar disa ditë më parë policinë e Tiranës të shoqërojë dhe marrë në pyetje, pikërisht këtë person.

Gjatë dhënies së dëshmisë Betimi, ka treguar se nuk e kujtonte momentin. Por kur është njohur me filmimin ka treguar se i ka dhënë paketa cigare, personave që ndodheshin brenda në makinën “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vr asje.

Betimi, ka pretenduar në polici se nuk ishte në gjendje të kujtonte imazhet e personave që kishte parë brenda në makinë. Madje këtë gjë nuk e ka bërë edhe kur policia i ka vënë para disa fotografi të personave të dyshuar si pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndë.

Nisur nga kjo situatë, grupi hetimor ka vendosur ta lerë të lirë personin e shoqëruar Betim …, duke vijuar më pas me shoqërimin e disa personave të tjerë./ Enton Qyno – Syri.net

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…