“Po flini mbi plehra”/ Sabina debaton ashpër me Kristin për punët e shtëpisë: Mos merrni…

Sabina Meta dhe Kristi Lamaj e kanë nisur ditën e tyre me debate gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Dy banorët janë përfshirë në një përplasje për punët e shtëpisë, pasi ende nuk është zgjedhur lideri i javës.

Sabina është shprehur se ata jetojnë në një komunitet dhe se shtëpia është bërë zhul, duke theksuar se “po flenë mbi plehra”. Ajo i është drejtuar Kristit duke i thënë se, nëse do, mund t’i mbledhë të gjithë banorët për të rënë dakord, por jo t’i mbledhë për “budalliqe”.

Pjesë nga debati:

Kristi: Po, nuk e bëra.

Sabina: Këtu jemi në komunitet dhe këtu është zhul, edhe po rrini mbi m*t, më falni për shprehjen.

Kristi: Kur je në komunitet, mblidhet i gjithë komuniteti, bien dakord për të gjitha.

Sabina: Të kishim rënë dakord për këtë, s’do bëje budalliqe aty.

Kristi: Po e bëni ju të tjerët pra, meqë jeni më të zgjuar.

Sabina: Po e bëjmë tani. Nesër s’do bëj, nëse s’do fle mbi plehra këtu, edhe ja.

Kristi: Pse nuk bëheni ju ndonjëherë më të zotë edhe t’i mësonim njëri-tjetrin? Na mblidhni të gjithëve.

Sabina: Jo more, na mblidh ti për budalliqe.

Kristi: Mblidhemi të gjithë, se disa persona specifikë nuk marrin mendim as për mua, kur unë nuk jam aty.

Sabina: Po bëj çfarë të duash, nuk je vetëm ti këtu, jemi 13 banorë këtu.

Kristi: Po këtë po të them pra.

Sabina: Vendosin 13 veta të tjerë, po të duash vazhdo.

Kristi: Vendosin 13 veta të tjerë kur unë nuk jam aty. Nuk vlen për mua kjo, mbase vlen për ty.

Sabina: Mos e bëj. Unë jam zgjuar që në shtatë dhe i bëra të gjitha punët, kur ju po flinit aty mbi plehra.

Kristi: Vazhdo t’i bësh, edhe unë gjërat e mia do vazhdoj t’i bëj.

Related Posts

Tr*gjedi në autostradë: Çifti humb jetën teksa ndërronte gomën

Një aksident i rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Rodovia do Sol, duke tronditur komunitetin. Një çift i ri kishte ndaluar makinën në anë të rrugës…

Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA

Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët e parë, ethet e garës tashmë veç…

‘Tërhiq denoncimin në të kundërt do të v***** ty, gruan, motrën dhe nënën’! Gerond Meçe rrëfen 5 orët e pengmarrjes

Tiranë, 23 dhjetor 2025 Biznesmeni Gerond Meçe ka zbardhur përpara prokurorëve dhe në emisionin “Në shënjestër” detaje tronditëse nga pesë orët e pengmarrjes së tij, ku sipas…

Fifi reagon pas fjalëve të Ledion Liços: një mesazh për ëndrrat

Fifi nuk arriti as këtë vit të triumfojë në Festivalin e RTSH-së, ku u paraqit në duet me Tiri Gjocin. Pas përfundimit të festivalit, këngëtarja ka ndarë…

Vjen lajmi fantastik nga Greqia, gezojne shqiptaret

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Lanë gjurmë të paharrueshme në Shqipëri! Personalitetet që u ndanë nga jeta gjatë 2025-ës

Viti 2025 do të mbahet mend si një periudhë tragjike për Shqipërinë, një vit ku vendi humbi disa nga personalitetet më të shquara të jetës publike. Këto…