“Ndryshime dhe ndarje”, Meri Gjini tregon çfarë sjell gjysma e parë e vitit 2026 për shenjat e horoskopit

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit, e cila ka folur edhe për nisjen e vitit 2026. Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më shumë gjasa për t’u bërë realitet.

Ajo shprehet se duhet të analizoni vetë se ku i doni ndryshimet, bëni një autoprojektim të vitit 2026.

“Në këto netë festive do të ishte mirë që me veten të ndani projektime të bukura. Sot, me Hënën te Peshqit, është momenti perfekt për të bërë ëndrra të mëdha, që mund të realizohen shpesh”, tha Meri Gjini për “Vizion Plus”.

Dashi

Nëse do të keni mundësi dhe fuqi të ëndërroni, duhet ta merrni seriozisht dhe të planifikoni ndryshime në strukturat e punës suaj. Për të nisur emrin tuaj nga fillimi, për të zgjeruar bazën ku fitoni para, duhet të jetë prioritet në ëndrrat tuaja. Rimendojeni pjesën e karrierës. Vendoseni punën dhe emrin tuaj në një bazë tjetër; mundësitë për të marrë më të mirën do të jenë shumë të mira në 6-mujorin e parë të vitit 2026.

Demi

Ndryshimet dhe korrigjimet duhet t’i kanalizoni në drejtimin ku keni pasur më shumë lodhje gjatë këtij 9-vjeçari. Sidomos në drejtimin emocional, duhet të rishqyrtoni me veten se çfarë kërkoni dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë e të sigurt.

Binjakët

Uranin do ta keni te vetja. Për sa kohë nuk e shmangni dot ndryshimin, kanalizoni energjinë aty ku doni ndryshimin. Gjeni atë që nuk doni dhe atë që nuk ju shkon, dhe që nga sot projektoni ndryshimin. Me Jupiterin do të keni mundësi të realizoni atë që doni dhe të minimizoni pasiguritë.

Gaforrja

Është një projektim që kërkon të punoni me veten për të lënë pas atë që nuk doni më. Për të hequr nga vetja atë që ju ka lodhur dhe munduar. Do të ishte mirë që të mos mbartni nga inercia gjëra që nuk ju shkojnë. Hiqni nga vetja atë që do t’ju lehtësojë dhe gjithçka do të jetë shumë më e thjeshtë në këtë periudhë.

Luani

Uranin te Binjakët do t’ju ndihmojë shumë për të riformatuar projektimin tuaj. Si në rrugëtimin profesional, ashtu edhe në rrugën që zgjidhni për objektivat, duhet korrigjim. Përqendrohuni në atë që vërtet e keni të rëndësishme në 6-mujorin e parë, që në 6-mujorin e dytë të merrni më të mirën.

Virgjëresha

Me Uranin mbi Binjakët dhe hyrjen e vitit 2026, që sjell riorganizim, zgjerim dhe shtim të degëve të prodhimit nga ju, Jupiteri është në fundin e një cikli shumë të gjatë. Shpesh do të ndiheni sikur fati nuk po ju ndihmon, por kjo varet nga ju. Sa më me instinkt dhe inteligjencë të ecni në fillim të vitit, aq më produktiv dhe i mirë do të jetë për ju. Prioritet mbetet zhvillimi ekonomik.

Peshorja

Duhet të bëni projektime të natyrës ligjore. Mbyllini dhe lini pas. Çështjet e pronësisë mbyllini në 6-mujorin e parë. Zgjerimi familjar është momenti juaj për një bebe. Është shumë i mbarë.

Akrepi

Pa Uranin përballë, do të jeni më të sigurt. Vendime jete që do t’i doni gjithmonë, vendosini si prioritet në pjesën e parë të vitit, që nga sot. Do të jetë shumë i mbarë dhe i thjeshtë në fillim të pranverës. Mënyra se si funksiononi profesionalisht kërkon një mini-revolucion në pjesën e parë të vitit, që të jeni në vijë të parë në vazhdimësi.

Shigjetari

Uranin do ta keni përballë. Kjo imponon ndryshimin e formës së bashkëpunimit; ndryshime me bashkëpunëtorët janë të sigurta këtë vit. Përgatituni të jeni më fleksibël që në fillimet e vitit 2026, sepse do të shpërbleheni shumë shpejt.

Bricjapi

Me punën dhe karrierën, që nga viti 2025, keni nisur të jeni shumë më të qartë dhe e keni projektimin. Energjinë kanalizojeni te raportet njerëzore, duke nisur nga raportet në çift deri te pjesa sociale. Ka një tendencë të fortë për të dalë nga kontrolli si në çift, ashtu edhe me rrethin social.

Ujori

Një vendosje që nuk do ta shmangni dot ndryshimin. Ndryshime të forta, që mund t’ju vijnë të papritura. Kjo vendosje ndihmon shumë ata që duan çështje studimore dhe lëvizje. Investimet ekonomike për të ardhmen dhe gjithçka që lidhet me teknologjinë mund të korrin sukses në vitin 2026.

Peshqit

Një Uran në shtëpinë e katërt nuk është komod dhe sjell vështirësi. Megjithatë, nuk do të mungojnë ndryshime adrese, shtëpie, ndryshime me trupin apo një martesë. Sot, me Hënën te vetja, nisni të ëndërroni bukur për atë që ka rëndësi për ju.

Related Posts

Iliri e ofendoi dhe s’la gjë pa i thënë, Juxhin bënë gjestin që askush nuk e priste dhe fiton zemrat e publikut!

Një situatë e cila për pak u gjenerua në një sherr fizik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5”, mes Ilir Vrenozit dhe…

Aksident tron dites në vend! Përplasen dy makina, 4 persona thuhet se…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy…

Shuhet 27-vjeçarja/ Zbulohet se çfarë kishte PUBLIKUAR në rrjete sociale para se..

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv dhe rrjetet sociale në Rumani, pas ndarjes nga jeta të influe ncueses dhe fotografes së futbollit Mălina Maria Guler,…

Lajm i keq për ata që kanë Euro/ Monedha europiane pëson..

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane po…

Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit të makinave, ja si do të vlerësohen mjetet që hyjnë në shtetin tonë

Qeveria ka ndryshuar rregullat se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave dhe automjeteve që futen në Shqipëri. Udhëzimi nr. 26, datë 17 dhjetor 2025, i…

E rëndë në vend! Po lëvizte me bicikletë, makina e përpIas për vd*kje

Një 78-vjeçar i cili u përplas nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë në afërsi të fshatit Sovjan ka ndërruar jetë vetëm dy ditë pas aksidentit….