Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane po këmbehet me 96.46 lekë një prej niveleve më të ulëta të regjistruara ndonjëherë.
Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë monedha europiane ka pësuar një dobësim me gati 2 pikë pasi këmbehej me rreth 98,46 lekë.
Por pavarësisht kësaj rënia vjetore e kursit mbetet në nivele më të stabilizuara krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.
Kjo situatë sipas agjentëve të këmbimit valutor ka ardhur pasi në ditët e fundit në treg po qarkullon sasi e shtuar e valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale.
Kjo ndikohet më së shumti nga kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit duke sjellë më të ardhura pranë familjeve të tyre.
Banka e Shqipërisë planfikon të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu vitin e ardhshëm. Ajo do të shtojë ndërhyrjet, ku sipas kalendarit te publikuar pritet te terhiqen rreth 100 milione euro me shume se planifikimi per kete vit. Nderhyrjet kryhen per efekt te reserves valutore por edhe me qëllim stabilizimin e kursit te kembimit.
Banka Qendrore ka kryer blerje të konsiderueshme të valutës edhe gjatë vitit 2025 dhe deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove.