Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët grekë.
Bllokimi do të zgjasë tre orë, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare) dhe nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke)
Siç është bërë me dije dhe herët e tjera, në këtë aks gjatë bllokimi do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës,