Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç.
Burime bëjnë me dije se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor dhe patrulla të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Unaza e qytetit të Lushnjës është kthyer shpesh në burim aksidentesh, për shkak të numrit të lartë të bizneseve përgjatë saj dhe daljeve të shumta të mjeteve në rrugë,