Skip to content

Aksident tragjik në vend, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari që drejtonte një nga mjetet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, ku pas përplasjes së dy automjeteve tip “Benz” dhe “Peugeot” ka humbur jetën një 16-vjeçar, i cili ishte në drejtimin e njërit prej mjeteve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 16-vjeçari O. M. dyshohet se, duke drejtuar automjetin e tij “Peugeot”, i ka prerë rrugën një mjeti tip “Benz”, i cili drejtohej nga 30-vjeçari S. B. dhe po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.

Fier / Informacion paraprak

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M., rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Published inTë fundit