Reforma e pensioneve përfundon në 2026, Manjani: Pensioni urban shkon në 40,000 lek, rritje mujore për të gjithë që nga janari

Reforma përfshin rishikimin e moshës së daljes në pension, forcimin e skemave private vullnetare dhe të detyrueshme të pensioneve, si dhe rritje mujore progresive për të gjitha kategoritë e pensioneve deri në vitin 2030.

Reforma e pensioneve përfundon në 2026, Manjani: Pensioni urban shkon në 40,000 lek, rritje mujore për të gjithë që nga janariOlta Manjani

Shqipëria pritet të finalizojë reformën e re të pensioneve brenda vitit 2026, një reformë që nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por synon përshtatjen e skemës me ndryshimet demografike, zhvillimet në tregun e punës dhe procesin e integrimit evropian.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi për ATSH se reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshime parametrike dhe ndryshime sistemike, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë financiare dhe mjaftueshmërisë së të ardhurave për pensionistët.

Në kuadër të ndryshimeve parametrike, Manjani njoftoi se po rishikohet mosha e daljes në pension dhe formula e përllogaritjes së përfitimeve. Aktualisht, rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja nis në vitin 2032. Sipas Manjanit, ky kalendar mund të përshpejtohet për t’u përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030, ndonëse Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore.

“Përafrimi që do të bëjmë me direktivën na dikton nevojën për rritje më të shpejtë. Ne i kemi kërkuar periudhë tranzitore Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos krijojmë deformime në tregun e punës, që kjo të ndodhë pak më ngadalë se sa kërkon BE, ku sipas direktivave deri në vitin 2030 moshat duhet të jenë të barazuara. Kemi kërkuar 2035 apo 2040 dhe, në varësi të vendimit, do të bëjmë edhe një rillogaritje”, u shpreh Manjani.

Ndryshimet sistemike përfshijnë forcimin e skemave private vullnetare dhe diskutimin për ndërtimin e skemave private të detyrueshme të pensioneve, pas konsultimeve me biznesin dhe grupet e interesit. Sipas saj, reforma nuk ka për qëllim ndryshimin e mënyrës se si qytetarët kontribuojnë apo përfitojnë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.

“Qëllimi i reformës nuk është të ndryshojmë mënyrën se si është kontribuar kundrejt skemës apo benefitet që janë marrë. Qëllimi është përgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve në tregun e punës dhe përafrimit me direktivat në kuadër të procesit të integrimit, duke ruajtur gjithmonë parimin kontributiv, qëndrueshmërinë fiskale të skemës, barazinë mes kategorive dhe mjaftueshmërinë e të ardhurave për të garantuar një jetë dinjitoze”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me reformën , qeveria do të zbatojë një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Sipas Manjanit, si rezultat i kësaj politike, pensioni mesatar urban me vite të plota pune pritet të rritet nga 27 350 lekë në 40 000 lekë; pensioni urban i pjesshëm nga 15 850 lekë në 22 000 lekë; pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë; pensioni familjar nga 11 400 lekë në 18 000 lekë; ndërsa pensioni i invaliditetit nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.

Për arritjen e këtyre niveleve, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet rritje mujore e pensioneve, pa përfshirë indeksimin vjetor. Rritja mujore në vitin 2026 do të jetë: 1 800 lekë për pensionin urban me vite të plota pune, 800 lekë për pensionin urban të pjesshëm, 1 000 lekë për pensionin rural, 700 lekë për pensionin familjar dhe 600 lekë për pensionin e invaliditetit; këto rritje do të vijojnë çdo vit deri në 2030.

Manjani tha se shuma do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029 dhe do të pesëfishohet në janar 2030. Sipas Manjanit, kjo qasje synon të garantojë stabilitet afatshkurtër për pensionistët aktualë dhe një sistem pensioni të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Related Posts

Do i rr*mbente vajzën për grua, si përfundoi në vr*sje lidhja lN’TlME mes Prekës dhe një minorene

Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, vik*tima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rr*mbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit…

Një gjethe e vetme nga kjo bimë mbron z*mrën, trajton DlABETlN dhe forcon kockat, ja si ta përdorni

Gjethet e dafinës përmbajnë një sërë mineralesh dhe proteinash, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizmin tonë. Kjo erëz është përdorur edhe nga grekët dhe romakët…

Na thoni çfarë pune shtëpie nuk bëni, t’ju tregojmë çfarë tipi jeni (FOTO)

Mendohuni pak, çfarë punësh nuk bëni në shtëpi? Me anë të këtij detaji ju mund të tregoni shumë për karakterin tuaj. Bright Side na tregon shumë detaje…

Misteri mijëvjeçar i Anijë së Nuhit a.s (Arkës së Noës): Gjetjet e fundit mund të ndryshojnë historinë

Një ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkën e Nuhit a.s në malin Ararat“, sipas raporteve të shtypit turk. Një nga…

30-vjeçarja gabimisht u shpall e νd*kur dhe u ν*rros për së gjaIIi — ajo që kërkoi motra e saj e shp*toi në sekondën e fundit

Essie Dunbar jetonte një jetë të qetë dhe të zakonshme në Karolinën e Jugut, derisa në vitin 1915 ajo “v diq” pas një krize epI*leptike. Familjarët e…

“Nostradamusi i Gjallë” paralajmëron 2026-ën: profeci që të ngrijnë gj*kun

Një mistik që e quan veten “Nostradamusi i Gjallë” ka publikuar parashikimet e tij për vitin 2026 — dhe ato nuk janë aspak qetësuese. Athos Salomé, me…