E papritur çfarë i ka ndodhur Eglit jashtë pas rikthimit në Big Brother Vip, mund të lërë sërish shtëpinë?

Vendimi i Egli Takos për t’u rikthyer në garën e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh mes ndjekësve të saj. Pasi u largua për arsye shëndetësore, publiku e përkrahu dhe i dha mbështetje, duke shprehur simpati për situatën e saj. Por pas rikthimit asaj i ka ndodhur jashtë diçka e papritur.

Megjithatë, kthimi i saj i papritur në shtëpi nuk është pritur mirë nga shumë ndjekës, të cilët duket se janë zhgënjyer nga ky vendim.

Si rezultat, Egli ka humbur mbi 12 mijë ndjekës vetëm pak orë pas rikthimit të saj në program.

Ky ndryshim i papritur në qëndrimin e publikut tregon se një pjesë e madhe e audiencës e sheh rikthimin e saj si një vendim të paarsyeshëm, sidomos pas situatave të vështira që ka përjetuar brenda shtëpisë.

Që në orët e para pas rikthimit, ajo është përfshirë në një debat me Rozana Radin. Shkak për përplasjen u bë një koment i Eglit, e cila i tha Rozanës se e vuri re reagimin e saj sapo hyri në shtëpi: “Kur hyra, u preve në fytyrë.”, duke shtuar më pas se ka qenë e para që e ka quajtur posesive.

Rozana ia ktheu me ironi: “Çfarë prisje, të merrja vallen?”, ndërsa tha më tej: “Ta kanë thënë opiniomistët të parët posesive. Por edhe po ta kam thënë, të kam thënë edhe vendos veten para të tjerëve”.

Por Egli nuk ndaloi me kaq dhe vijoi: “E kam parë trishtimin tënd sapo ika nga këtu. Ty t’u realizua ëndrra më e madhe kur unë dola.” Në debat u përfshi edhe Gjesti, por Egli vendosi të largohej nga situata duke thënë: “Vazhdoni zihuni me njëri-tjetrin tani.”

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…