E rëndë: 19-vjeçarja humb jetën në aksident, shoferi 20 vjeç ka mbetur i plagosur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Gremë të Ferizajt. Si shkak i këtij aksidenti, ka humbur jetën një 19 vjeçare.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka deklaruar Veseli.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrëfikësve.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka dal edhe ai në vendin e ngjarjes”, ka shtuar tutje Veseli,

Related Posts

Grida Duma ndahet nga Ervin Salianji? Moderatorja ‘e zhduk’ nga rrjetet sociale

Aludimet për një ndarje të mundshme mes moderatores Grida Duma dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet. Së fundmi dyshimet…

“Më lanë pasi menduan se vdiqa”/ Elton Tozaj flet për herë të parë pas dhunës brutale: Shkak u bë një video…

gazetari Elton Tozaj është shfaqur për herë të parë publikisht pas dhunës brutale që pësoi disa ditë më parë. Në “Shqipëria Live”, ai ka denoncuar se dhuna…

3 shenjat e horoskopit me FAT në DASHURI dhe PARA për sot

nëse je Bricjap, Shigjetar ose Peshq, fundi i vitit nuk është thjesht mbyllje, por nisje e një cikli shumë më të favorshëm. Dashuria nuk është më e…

Moti i ftohtë “pushton” vendin, meteorologia: 2026 do të nisë me …

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por e shoqëruar me temperatura shumë të ulëta në të gjithë vendin. Meteorologia Tanja Porja bëri të…

Tro*ditet vendi, shperthim me tritol, ka te vd*kur

Një person, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash…

Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa

Stenaldo Mëhilli ka hapur zemrën gjatë një bisede të ndjerë me Stine, ku ka ndarë me publikun një nga përjetimet më intime dhe emocionale të jetës së…