“Më lanë pasi menduan se vdiqa”/ Elton Tozaj flet për herë të parë pas dhunës brutale: Shkak u bë një video…

gazetari Elton Tozaj është shfaqur për herë të parë publikisht pas dhunës brutale që pësoi disa ditë më parë.

Në “Shqipëria Live”, ai ka denoncuar se dhuna i erdhi pasi ai publikoi disa video që vërtetonin se një vajzë e njohur e televizionit ishte në lidhje me një personazh të botës së krimit. Ai tregoi se u takua me dy persona që i njihte por pa e ditur se do të dhunohej. Ai tha se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga dhuna. Ai tashmë rrezikon të humbasë shikimin, pasi dhunuesit e kanë goditur në pjesën e fytyrës.

“Ngjarja ka ndodhur 12 ditë më parë, në një emision mëngjesi ku unë merrem me lajmet e showbiz, deklarova që një vajzë kishte një lidhje me personazh nga bota e krimit, kam paraqitur dhe videot. Fill pas kësaj, një ditë më pas nuk kanë ndaluar kërcënimet për të fshirë videon dhe unë e fshiva videon. Por kërcënimet vazhduan, më thanë ‘do të të tërheq zvarrë’, ‘do të të vras’.

U kontaktova nga dy persona që i njihja, i kisha takuar vetëm një herë. Lashë takim pa e ditur ç’më priste. Kur i takova nuk mbaj mend asgjë, përveç dhunës, përfundova i dhunuar në rrugë i bërë copë. Humba ndjenjat, do më kenë lënë se kanë menduar që isha i vdekur. Më goditën vetëm në fytyrë. Njerëzve u kërkoja ndihmë por askush nuk afrohej dhe rrinin të tmerruar. Nuk kam bërë denoncim, pres të kem një kontakt nga prokuroria, kam patur tentativë të bëj denoncim por më herët e kanë marrë lajmin të denoncuarit se sa prokuroria.

Kam frikë për jetën time, sepse u dhunova për një lajm. Ndihmën e parë e kam marrë nga dy djem që ishin në këmbë në atë zonë. U kërkova ndihmë për një telefonatë dhe ata pastaj më ndihmuan shumë, i falënderoj publikisht. Sytë i kam të operuar, nesër do shoh nëse mund të bëhet rikuperim, nga njëri nuk shoh mirë. Nesër do e kuptoj nëse të ketë rikuperim. Sytë kanë hematomë, janë komplet të zinj nga brenda.”– tha ai,

Related Posts

Grida Duma ndahet nga Ervin Salianji? Moderatorja ‘e zhduk’ nga rrjetet sociale

Aludimet për një ndarje të mundshme mes moderatores Grida Duma dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet. Së fundmi dyshimet…

3 shenjat e horoskopit me FAT në DASHURI dhe PARA për sot

nëse je Bricjap, Shigjetar ose Peshq, fundi i vitit nuk është thjesht mbyllje, por nisje e një cikli shumë më të favorshëm. Dashuria nuk është më e…

Moti i ftohtë “pushton” vendin, meteorologia: 2026 do të nisë me …

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por e shoqëruar me temperatura shumë të ulëta në të gjithë vendin. Meteorologia Tanja Porja bëri të…

E rëndë: 19-vjeçarja humb jetën në aksident, shoferi 20 vjeç ka mbetur i plagosur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Gremë të Ferizajt. Si shkak i këtij aksidenti, ka humbur jetën një 19 vjeçare. Kjo u konfirmua nga…

Tro*ditet vendi, shperthim me tritol, ka te vd*kur

Një person, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash…

Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa

Stenaldo Mëhilli ka hapur zemrën gjatë një bisede të ndjerë me Stine, ku ka ndarë me publikun një nga përjetimet më intime dhe emocionale të jetës së…