Disa këngëtarë të grupit ν’diqën. Zjarri fatal në diskotekë, shumë trupa nuk janë identifikuar

Tragjedia në Koçan: 59 të vdekur, mes tyre muzikantë, një polic dhe dhjetëra të rinj – Familjarët bllokojnë spitalin

Shkup – Po rëndohet bilanci i tragjedisë së paprecedentë që ka tronditur Maqedoninë e Veriut, pasi një zjarr shkatërrues në diskotekën “Puls” në Koçan ka shkaktuar vdekjen e 59 personave. Ndërsa ulet numri i të plagosurve, por rritet i të vdekurve, shqetësim ngjall fakti se deri tani, vetëm 35 viktima janë identifikuar, ndërsa shumë trupa mbeten ende të paidentifikuar.

Viktimat janë kryesisht të rinj nga 14 deri në 25 vjeç, duke e bërë këtë një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e vendit.

Sipas Ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, 155 persona janë plagosur, me mbi 30 në gjendje kritike. Viktimat dhe të plagosurit janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtipi dhe Koçani, ndërsa shumë pacientë po trajtohen në spitalet kryesore të vendit.

Tragjedia zhyt dhe botën e muzikës: Humbën jetën muzikantë të njohur

Mes viktimave janë edhe anëtarë të grupeve muzikore të njohura në Maqedoninë e Veriut:

Andrej Gjorgjieski, kitarist i grupit DNK

Aleksandar Efremov, fotograf i grupit DNA

Aleksandar Kolarov, muzikant nga Shtipi

Filip Stevanovski, një tjetër muzikant nga Shtipi

Dramatike është historia e dy motrave që humbën bashkëshortët e tyre në këtë tragjedi. Irena Krstevska Stevanovska, bashkëshortja e Filipit, dhe Maja Krstevska, gruaja e Aleksandrit, kanë humbur të dashurit e tyre në këtë zjarr tragjik.

Një polic humbi jetën gjatë operacionit

Mes viktimave është edhe një efektiv i Policisë së Probishtipit, i cili ishte në detyrë, duke monitoruar trafikun e drogës dhe praninë e të miturve në diskotekë. Ai ndërroi jetë teksa përpiqej të ndihmonte njerëzit të shpëtonin nga flakët.

Familjarët bllokojnë spitalin, refuzojnë transportimin e trupave për obduksion

Situata në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan është tensionuar, pasi familjarët e viktimave kanë bllokuar hyrjen e spitalit, duke kundërshtuar transportimin e trupave për obduksion në Shkup.

Rreth 30 automjete funerale dhe të ushtrisë janë dërguar për të transportuar trupat e viktimave, por protestat e familjarëve kanë vonuar procesin.

Të plagosurit dërgohen jashtë vendit për trajtim

Ministri i Shëndetësisë Arbër Taravari ka njoftuar se 20 pacientë në gjendje të rëndë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Beograd, ndërsa ndihmë është ofruar edhe nga Shqipëria dhe Holanda.

Hetimet vazhdojnë, priten arrestime të tjera

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të identifikuar shkakun e zjarrit dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie. Deri më tani, janë arrestuar ish-zyrtarë shtetërorë dhe persona të lidhur me menaxhimin e diskotekës, ndërsa dyshohet për shkelje të rënda të sigurisë.

Një komb në zi

Tragjedia e Koçanit ka prekur mbarë Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Qyteti është mbuluar nga dhimbja, ndërsa vendi po përgatitet për një ceremoni masive varrimi për viktimat. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe pritet shpallja e ditëve të zisë kombëtare. /noa.al

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…