Skip to content

FOTOT e motër e vëlla që u vr anë në Rrëshen. Një ngjarje që tronditi Shqipërinë, rikthehet në kujtesë pas 3 vitesh

Këta janë Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe vëllai i saj Vledison Filopati, 34 vjeç, të cilët 3 vite më parë u qëlluan për vdekje me armë zjarri në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen, duke humbur jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja e rëndë, që në atë kohë tronditi opinionin publik, është rikthyer së fundmi në vëmendje, pasi u përmend nga një prej konkurrenteve të Big Brother, duke prekur zemrat e publikut dhe duke risjellë dhimbjen e një historie që nuk është harruar kurrë.

Rrëfimi i bërë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka shkaktuar reagime të forta emocionale, duke rikujtuar plagët e hapura dhe duke ngritur sërish pyetje mbi drejtësinë dhe fatin e familjes Filopati.

?? Një histori e dhimbshme, që vazhdon të prekë gjithë Shqipërinë,

Published inTë fundit