At*ntate, h*akmarrje, krime banale! Bilanci i errët i 2025-ës dhe një polici që mbledh gëzhojat

Nëse suksesi matet me numrin e shiritave të verdhë dhe gëzhojave të mbledhura nga toka, atëherë Policia e Shtetit mund ta quajë 2025-ën një vit të arritur. Me 39 krime nga janari në nëntor, atentate në mes të ditës, krime banale dhe ekzekutime mafioze, reagimi institucional mbeti pothuajse gjithmonë i njëjtë: mbërritje me vonesë, deklarata standarde dhe premtime për hetime “intensive”. Ndërsa krimi veproi lirshëm, shteti u shfaq kryesisht si pjesë e pasojave, jo si garant i sigurisë.

Në vijim, një përmbledhje e ngjarjeve më të rënda kriminale të vitit 2025, ku për secilën vrasje mbetet i njëjti emërues, viktima në tokë, autorë të lirë ose të vonuar dhe një polici që mbërrin gjithmonë pas krimit, për të bërë atë që di më mirë, të numërojë gëzhojat.

6 janar – Dragoç, Shkodër

Ramzan Mataj u gjet i vrarë brenda makinës së tij në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi pa asnjë ndërhyrje parandaluese nga policia. Arrestimet erdhën vetëm pasi krimi kishte tronditur zonën.

12 janar – Tiranë

Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua pranë “Pallatit me Shigjeta”. Autori dhe organizatorët u identifikuan më vonë, ndërsa atentati u krye në mes të ditës. Policia reagoi pasi gjithçka kishte përfunduar.

13 janar – Vlorë

Kristian Marku u vra në një atentat të lidhur me konflikte të vjetra kriminale. Ai ishte person me precedentë të njohur për institucionet. Asnjë masë parandaluese nuk ishte marrë para vrasjes.

24 janar – Tiranë

Lulzim Visha u vra dhe autori u arrestua pas ngjarjes. Krimi ndodhi në kryeqytet, pa asnjë pengesë nga forcat e rendit. Reagimi i policisë ishte sërish pas faktit.

27 shkurt – Shkodër

Pavlin Preka u ekzekutua në një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Dy persona përfunduan në pranga pas hetimeve. Zona vijon të mbetet problematike për krimin e rëndë.

17 prill – Lezhë

Gjovalin Prendi u vra në një atentat që dyshohet për hakmarrje. Deri në fund të vitit nuk pati autorë të arrestuar. Policia u kufizua në deklarata dhe hetime pa rezultat.

1 qershor – Lezhë

Pjetër Kaza u vra për shkak të një gjakmarrjeje që daton prej vitit 1994. Konflikti ishte i njohur prej vitesh, por nuk u parandalua. Një tjetër krim i paralajmëruar që ndodhi pa pengesë.

4 qershor – Durrës

Ermir Dedja u vra në një atentat me armë zjarri. Disa persona u arrestuan për përfshirje direkte dhe organizim. Ngjarja tregoi mungesë totale kontrolli në zonat urbane.

4 gusht – Vau i Dejës

Frrok Lleshaj u vra në vazhdën e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjeje. Rasti mbeti pa autorë të identifikuar. Policia pranoi pistën, por jo zgjidhjen.

14 gusht – Maliq

14-vjeçari Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar pas një sherri banal. Ngjarja tronditi opinionin publik. Reagimi institucional erdhi vetëm pas humbjes së jetës.

28 gusht – Postribë

Pirro Prroni u vra, ndërsa autori u dorëzua vetë në polici. Rasti u zbardh shpejt, por krimi nuk u parandalua. Siguria në zonat rurale mbetet e dobët.

4 shtator – Shkodër

Kristian Kola u vra pas një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në një zonë të njohur për precedentë kriminalë. Policia mbërriti pasi atentati ishte kryer.

8 shtator – Shkodër

Armando Pali dhe Liridon Kraja u vranë në një lokal, ndërsa disa persona mbetën të plagosur. Autori u arrestua më vonë. Krimi ndodhi në një ambient publik, pa asnjë kontroll.

18 shtator – Shkodër

Mirel Çokaj u gjet i pajetë në një humnerë. Familjarët dyshojnë për vrasje të lidhur me kanabisin. Hetimet vazhdojnë, por pa rezultate konkrete.

6 tetor – Tiranë

Gjykatësi Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit gjatë një seance. Ngjarja tronditi rëndë sistemin e drejtësisë dhe ekspozoi dështimin e sigurisë. Autori u arrestua pas krimit.

22 tetor – Manzë

Dy persona u vranë pas një sherri banal për një kafe. Pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe. Dhuna e përditshme arriti një nivel alarmant.

28 tetor – disa ngjarje, Berat, Tiranë, Durrës

Keli Hoxha u vra pas një konflikti banal në Berat për kalin dhe autori tentoi të arratisej. Po atë ditë, në Tiranë një kuzhinier u vra me thikë Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij Filip Shehu. Në Durrës, një djalë, Marjan Kodheli vrau babanë e tij Pjetër Kodheli. Tre krime në një ditë treguan kolaps të sigurisë.

11 nëntor – Rinas

Një atentat i rëndë ndodhi pranë Rinasit, ku u vranë dy persona, mes tyre një punonjës i AMP-së. Ngjarja kishte tipare mafioze. U vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri). Hetimet vijojnë, ndërsa autorët u goditën pas ngjarjes.

26 nëntor – Durrës

15-vjeçari Erion Boba u plagos rëndë pas një sherri të nisur në rrjete sociale dhe ndërroi jetë në spital. Autori ishte bashkëmoshatar. Një tjetër tragjedi që nisi online dhe përfundoi me vdekje.

30 nëntor – Elbasan

Biznesmeni Mondi Mëhalla u vra brenda automjetit të tij. Disa persona u arrestuan për përfshirje në krim. Viti u mbyll ashtu si nisi me atentat dhe viktimë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…