Ulërima dhe panik: Dalin pamjet e tm’errshme nga zjarri në Zvicër

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i ka marrë jetën të paktën 40 personave, ndërsa rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video tronditëse, e cila shfaq momentet e panikut brenda lokalit “Le Constellation”, teksa flakët përhapen me shpejtësi dhe dhjetëra persona përpiqen me çdo kusht të dalin nga ambienti. Në pamje dëgjohen ulërima, britma ndihme dhe përpjekjet e dëshpëruara të turistëve për t’i shpëtuar zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, gjatë festimeve të ndërrimit të viteve, në një bar të frekuentuar kryesisht nga turistë vendas dhe të huaj. Sipas autoriteteve zvicerane, zjarri është përhapur shumë shpejt, duke e bërë të vështirë evakuimin dhe duke shkaktuar pasoja tragjike.

Policia e kantonit Valais ka bërë me dije identifikimi i viktimave është i vështirë për momentin për shkak të djegieve të rënda. Sipas autoriteteve, mes viktimave dyshohet se ka edhe shtetas të huaj, ndërsa shumë nga të plagosurit janë të rinj.

Prokuroria zvicerane ka sqaruar se ngjarja po trajtohet si aksidentale dhe jo si sulm terrorist, duke theksuar se shkaku i saktë i shpërthimit dhe i përhapjes së flakëve mbetet ende i paqartë. Hetimet janë në vijim dhe pritet që të nevojitet kohë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të tragjedisë.

Pas ngjarjes, zona është mbyllur për publikun, është vendosur ndalim fluturimi, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe ekipe emergjence kanë ndërhyrë në vendngjarje.

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka vizituar Crans-Montana pas tragjedisë, duke deklaruar se bëhet fjalë për një ngjarje tejet të rëndë, që ka tronditur gjithë vendin, ndërsa shumë nga viktimat besohet se janë persona të rinj.

Autoritetet kanë bërë apel për qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm pas verifikimeve të plota.

Related Posts

Gomari i aks*dentuar prej 3 ditësh ende i gjallë, askush s’ndërhyn për ta shpëtuar

Një rast shqetësues i neglizhencës ndaj kafshëve është raportuar në aksin nacional Shkodër–Koplik, konkretisht në zonën e Shtojit të Vjetër. Prej më shumë se tre ditësh, një…

Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare

Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin…

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale…

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…

Hëna e Plotë e Ujkut më 3 Janar, këto shenja do të përballen me një…

Më 3 janar 2026 do të ndodhë Hëna e parë e Plotë e vitit, e njohur si Hëna e Ujkut. Ky emërtim lidhet me legjendat e vjetra…