Gomari i aks*dentuar prej 3 ditësh ende i gjallë, askush s’ndërhyn për ta shpëtuar

Një rast shqetësues i neglizhencës ndaj kafshëve është raportuar në aksin nacional Shkodër–Koplik, konkretisht në zonën e Shtojit të Vjetër. Prej më shumë se tre ditësh, një gomar ndodhet i aksidentuar nga një automjet, i shtrirë pranë rrugës, pa asnjë ndërhyrje apo ndihmë, ndërkohë që ende është gjallë.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, kafsha ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, duke vuajtur dhimbje të mëdha dhe duke u përballur çdo moment me rrezik të shtuar, si nga qarkullimi i automjeteve ashtu edhe nga kushtet atmosferike. Pavarësisht se zona është mjaft e frekuentuar dhe se prej ditësh aty kanë kaluar automjete dhe banorë, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta ndihmuar apo për ta transportuar drejt një shërbimi veterinar.

Ky rast ngre shqetësime serioze mbi mungesën e reagimit institucional dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kafshëve, si dhe mbi zbatimin e ligjit për mirëqenien e tyre.

JOQ Animals u bën thirrje urgjente institucioneve përgjegjëse, shërbimeve veterinare, strukturave lokale dhe çdo organizate apo individi që ka mundësi të ndërhyjë, që të veprojnë menjëherë për shpëtimin e kafshës dhe për t’i dhënë fund kësaj situate të rëndë dhe çnjerëzore.

 

Related Posts

Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare

Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin…

Ulërima dhe panik: Dalin pamjet e tm’errshme nga zjarri në Zvicër

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i…

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale…

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…

Hëna e Plotë e Ujkut më 3 Janar, këto shenja do të përballen me një…

Më 3 janar 2026 do të ndodhë Hëna e parë e Plotë e vitit, e njohur si Hëna e Ujkut. Ky emërtim lidhet me legjendat e vjetra…