Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp.
MEKSIKË – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Meksikën. Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ndodhej në Guerrero, Meksikë. Ndërsa thellësia ishte prej 10 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, gjithashtu presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp.
Tërmeti i së premtes, 2 janar në mëngjes ndodhi në një thellësi prej 35 km, tha USGS.
“Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi në jugperëndim të San Marcos, Guerrero në orën 7:58 të mëngjesit. Protokollet dhe patrullat janë aktivizuar në zonë”, tha Sheinbaum në një konferencë me gazetarë në spanjisht. “Deri më tani, nuk janë raportuar dëme ose vdekje. Që nga ora 9 e mëngjesit, janë regjistruar vetëm lëkundje të vogla pasuese, më e madhja prej të cilave ishte me magnitudë 4.2.”
Sheinbaum po jepte konferencën e saj të parë për shtyp për vitin 2026 kur filloi tërmeti, dhe videoja e tregon atë duke udhëhequr me qetësi evakuimin ndërsa bien sirenat.
Nuk është raportuar asnjë dëm as në Guerrero dhe as në kryeqytetin e vendit, Mexico City.