Akset ku duhet teguar shume kujdes!

Reshjet e dëborës kanë përfshirë territorin e Qarkut Shkodër, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse në terren dhe deri më tani, nuk raportohen probleme serioze në qarkullimin rrugor.

Megjithatë, për shkak të pranisë së dëborës, raportohet per prani te ngricave në disa akse, qytetarëve u kërkohet kujdes i shtuar gjatë lëvizjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka shtuar patrullimet në akset rrugore me fluks të lartë lëvizjeje, veçanërisht në segmentet ku janë konstatuar reshje dëbore dhe ngrica.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet.

Në territorin e Bashkisë Shkodër vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore. Në aksin Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse janë në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.

Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, por qarkullimi vijon pa probleme. Reshje dëbore raportohen edhe në Bashkinë Malësi e Madhe, ku në qytetin e Koplikut trashësia arrin rreth 3 cm, si dhe në Bashkinë Fushë-Arrëz, me trashësi 5–8 cm, ku rrugët janë të hapura dhe qarkullimi zhvillohet normalisht. Edhe në Bashkinë Pukë vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi rreth 5 cm, pa situata problematike të raportuara.

Paralelisht, autoritetet kanë dalë me një njoftim për kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike detare gjatë periudhës 2-7 janar 2026. Sipas parashikimeve, era në drejtimin jug-jugperëndim pritet të arrijë forcën 5-6 ballë, me shpejtësi deri në 10-15 m/s dhe lartësi dallge nga 1 deri në 1.5 metra.

Për këtë arsye, duke nisur nga ora 06:00 e datës 2 janar 2026 dhe deri në orën 06:00 të datës 7 janar 2026, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe e mjeteve të peshkimit, si brenda ashtu edhe jashtë Gjirit të Vlorës.

Drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit janë udhëzuar të marrin në konsideratë kushtet e përkeqësuara detare dhe të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet bashkëpunimi i të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas parashikimeve, përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 7 janar 2026,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…