Moti bën kthesën e FORTË/ IGJEUM parashikon përmbytje! Ja qytetet që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Alpe ditën e sotme priten reshje dëbore.

Nesër (e shtunë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C

Sot pasdite (e premte, dt. 02) dhe nesër (e shtunë, dt. 03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet,

Related Posts

Kjo është arsyeja e largimit të Sasës nga BBVK

Sasa është banorja e radhës që është larguar nga ky format. Sasa la shtëpinë me vetdëshirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marr…

Një foshnje dërgohet e vd*kur në spital

Një foshnje e gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Vdekjen e tij e…

I fundit, vjen lajmi i papritur nga Greqia

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes. Policia Kufitare…

Do Pasuroheni, FATI i madh per 4 shenja, do jetojne pa stres

Në një vit ku pasiguria ekonomike mbetet e lartë dhe parashikimet financiare shpesh ndryshojnë rrjedhë, horoskopi vazhdon të ofrojë një këndvështrim alternativ mbi pritshmëritë për paranë dhe…

Sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, qëllohet..

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë. Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me…

TRAGJEDI/ 11 të vd ekur pas përplasjes së një autobusi me kamionin

Të paktën 11 persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një përplasje ballore midis një autobusi dhe një kamioni në Brazil. Aksidenti ndodhi në…