SuImi amerikan mbi Venezuelën që përfundoi me arr estimin e presidentit Nicolás Maduro është kulmi i disa muajve tensioni, akuza dhe presioni mes Uashingtonit dhe Karakasit. Konflikti nisi në shtator 2025 dhe u shoqërua me akuzat e ndërsjella: SHBA akuzonte Maduron për financim të trafikut të dr ogës, ndërsa Maduro e quante Donald Trump një ag resor që kërkon të marrë kontrollin mbi naftën venezueliane.
Më 1 shtator 2025, Venezuela paralajmëroi se 4,200 ushtarë amerikanë ishin të gatshëm të hyjnë në vend, ndërsa Pentagoni sqaroi se dislokimi ishte pjesë e operacioneve kundër trafikut të drogës dhe sigurimit detar. Operacionet amerikane pasuan me su lme ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge dhe humbjen e jetëve të disa personave, që sipas Karakasit, ishin mbi 100, pa prova publike nga SHBA.
Qeveria amerikane vendosi shpërblim prej 50 milionë dollarësh për Maduro dhe intensifikoi operacionet kundër trafikut të drogës. Në tetor, Trump njoftoi eliminimin e gjashtë personave të tjerë të cilësuar si narkotrafikantë. Ndërkohë, OKB konsideroi su lmet si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por Uashingtoni nuk reagoi.
Në dhjetor, Trump urdhëroi bllokadë detare ndaj cisternave të naftës venezueliane dhe refuzoi kërkesat e Maduro-s për imunitet dhe kompensim. Në natën e Vitit të Ri, Maduro sinjalizoi gatishmëri për negociata, duke akuzuar SHBA-në se përdorte luftën kundër drogës për të ndryshuar regjimin dhe për të marrë kontrollin mbi naftën.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, industria amerikane e naftës dhe Pentagoni luajtën rol kyç në intensifikimin e presionit, që kulmoi me operacionin ushtarak që çoi në arrestimin e Maduros. Konflikti tregon përplasjen mes narrativave për drogën dhe interesave energjetike, që shpjegon motivet pas su lmit amerikan.