A e shkakton stresi ka*ncerin? Befasojnë shkencëtarët!

Disa ekspertë tani thonë se dëshmitë e reja për ndikimin e stresit në trup do të thotë se nuk do të ishte befasuese nëse ekziston një lidhje midis stresit dhe kancerit. Prof.Melanie Flint nga Universiteti i Brighton, e cila studion ndikimin e hormoneve të stresit në kancer, thotë: “Ka shumë përparim në këtë fushë dhe mendoj se nuk mund ta përjashtojmë kontributin e stresit në zhvillimin e kancerit. Mendimi im është se stresi me të vërtetë kontribuon, si në shfaqjen e kancerit, ashtu edhe në përhapjen e tij kur tashmë shfaqet, por është një faktor kontribues, dhe jo domosdoshmërisht shkaktar i drejtpërdrejtë.” Duket se disa studime që kanë ndjekur popullata të mëdha me kalimin e kohës e mbështesin këtë ide.

Një hulumtim me 10.000 gra në Finlandë, që zgjati 15 vjet, zbuloi se ato që kishin përjetuar një trishtim të thellë kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer të gjirit brenda pesë viteve. Ekspozimi ndaj stresit në vendin e punës lidhet me një rrezik më të madh të kancerit të prostatës tek meshkujt nën 65 vjeç dhe megjithëse në masë më të vogël, edhe me kancerin e gjirit tek gratë. Megjithatë, studime të tjera të ngjashme, përfshirë analizat e provave të cilësisë më të lartë, nuk tregojnë asnjë lidhje. Pjesë e problemit, sipas profesorit Trevor Graham, drejtor i Qendrës për Evoluim dhe Kancer në Institutin për Kërkime të Kancerit, është fakti se stresi shpesh shoqërohet me sjellje të tjera që gjithashtu rrisin rrezikun për kancer.

“Jeta me stres shpesh lidhet me shumë faktorë të tjerë rreziku për kancer, siç janë pirja e duhanit, konsumimi i tepruar i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqimi jo i shëndetshëm, prandaj është e vështirë të ndahet se cili është shkaku i vërtetë”-shpjegon ai. “Stresi shkakton lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Stresi dhe kortizoli mund ta shtypin sistemin imunitar”-thekson profesoresha Flint. Shkencëtarët gjithashtu kanë provuar të imitojnë në laborator efektin e stresit në qeliza, gjë që ka treguar se stresi mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë ndryshime në qeliza të cilat, nëse riprodhohen, mund të zhvillohen në kancer. Por, meqë stresi është i vështirë të përfaqësohet saktë në kushte laboratorike, kjo ndoshta nuk është një tregues i besueshëm i asaj që ndodh realisht në trupin e njeriut, thekson profesori Graham.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…