Një problem serioz me radio-frekuencat po ndikon në të gjithë hapësirën ajrore të Greqisë, ndërsa Shërbimi i Aviacionit Civil ka lëshuar një udhëzim zyrtar për fluturimet.
Sipas njoftimeve të publikuar nga Shërbimi i Aviacionit Civil, pezullimi i fluturimeve për shkak të problemeve teknike në frekuencat e komunikimit do të vazhdojë “deri në njoftim të mëtejshëm”.
Si rezultat, kapaciteti i fluturimeve është reduktuar ndjeshëm. Ndërsa fillimisht vazhdonin fluturimet që tashmë ishin në ajër, tani janë bërë pothuajse të pamundura nisjet,
kryesisht nga aeroporti më i madh i vendit, El. Venizelos, i cili ndikohet më shumë për shkak të volumit të lartë të fluturimeve, veçanërisht në këto ditë të ngarkuara.
Po ashtu, problemet po ndikojnë edhe në aeroportet rajonale, ndërsa disa fluturime që ishin në ajër po devijohen drejt aeroporteve të tjera.