Elvisin e prisnim në Shqipëri për Vitin e Ri, por i morën jetën befasisht në Skoci, apeli i familjes për ndihmë

Një djalë shqiptar është vrarë në Skoci dhe familja e tij bën thirrje për ndihmë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 13 dhjetorit 2025 në një apartament në Edinburg. Policia tha se Elvis Palla, 34 vjeç, u gjet pa shenja jete dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Autoritetet konfirmuan se një person ishte arrestuar menjëherë pas ngjarjes. I dyshuari, Christos Nikiforidis, gjithashtu 34 vjeç, është paraqitur tashmë para gjykatës së Edinburgh Sheriff Court, i akuzuar për vrasje.

Gjatë seancës gjyqësore, Nikiforidis nuk paraqiti deklaratë fajësie dhe u la në paraburgim, ndërsa çështja u shty për shqyrtimin e mundësisë së lirimit me kusht.

Policia bëri me dije se një tjetër person me të njëjtin emër ishte arrestuar më vonë dhe gjithashtu është përfshirë në procedurat hetimore.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Skocisë tha: “34-vjeçari që humbi jetën në një pronë në Watson Crescent, Edinburg, të shtunën më 13 dhjetor 2025, është identifikuar si Elvis Palla. Një burrë 34-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar në lidhje me vdekjen dhe është paraqitur në Gjykatën e Edinburgut të hënën, më 15 dhjetor 2025.”

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes apo marrëdhënien mes viktimës dhe të akuzuarit.

Sakaq familja thotë se ka nevojë për ndihmë. Ja mesazhi i plotë:

Mbështetje për Drejtësi për Elvis Pallën dhe Sjelljen e tij në Shtëpi

Nëse keni mundësi, kontribuoni këtu.

Me dhimbje të thellë ndajmë humbjen tragjike të kushëririt tonë, Elvis Palla, i cili u mor dhunshëm nga jeta në Edinburg. Jeta e tij u ndërpre padrejtësisht, duke lënë familjen tonë të shkatërruar dhe në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë.

Elvisi ishte fëmija i vetëm i prindërve të tij krenaria, shpresa dhe qendra e botës së tyre. Ai kishte prerë tashmë biletën për t’u kthyer pranë familjes më 13 dhjetor, dhe ne po e prisnim plot shpresë dhe padurim. Në vend të gëzimit të ribashkimit, morëm lajmin shkatërrues që asnjë familje nuk duhet ta përjetojë.

Në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë, familja jonë po përballet jo vetëm me dhimbje të madhe emocionale, por edhe me barrë të rëndë financiare. Ne po kërkojmë mbështetje për të përballuar:

Kostot e transportit të trupit të Elvisit drejt atdheut, që ai të prehet me dinjitet pranë të dashurve të tij.

Shpenzimet ligjore, për të angazhuar një avokat dhe për të ndjekur drejtësinë për Elvisin, duke u siguruar që kjo çështje të trajtohet siç duhet.

Çdo kontribut, sado i vogël, do të ketë një ndikim të madh për familjen tonë. Nëse nuk keni mundësi të dhuroni, ju lutemi konsideroni shperndarjen e kësaj faqeje mbështetja juaj në çdo formë ka vërtet rëndësi.

Ju falënderojmë nga zemra për mirësinë, solidaritetin dhe lutjet tuaja.

Elvisi meriton drejtësi. Prindërit e tij meritojnë paqe.

Related Posts

Modelja që mahniti botën si fëmijë, tani ka diçka për të sqaruar

Modelja franceze Thylane Blondeau, e cila u bë e famshme që në moshën 4-vjeçare duke u quajtur nga mediat “vajza më e bukur në botë”, ka reaguar…

DekIarat e Shqiptarës që jeton në S erbi, ka habitur gjithë Serbinë

Amina Nurovic është një qytetare e Sanxhakut që thotë se është shqiptare. Sipas saj, nuk është aspak e lehtë për të deklarimi si shqiptare në Novi Pazar,…

Ndërpritet dasma në Korçë: Nusja bëhet tapë dhe i bën namin burrit, i kafshon..

Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë dhe fa;jin për…

Debati për nderimin e ish-diktatorit, Niko Peleshi: Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhje dhe ndjesë për keqkuptimin e krijuar

Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha. WhatsApp Image 2025-10-09 at…

“Gjyshi yt ka to*turuar mijera shqiptarë”, si reagon Valbona Hoxha kur e thërrasin “mbesa e diktatorit”

Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktotrit Enver Hoxha është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram. Ajo është mjeke psikoterapiste, edhe profili i saj ka na qendër…

Mjekët habisin me arsyet pse zemra nuk preket nga k’anceri

Kanceri është një nga sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë në botë, me një numër më të lartë të të prekurve që shënohen nga kanceri i mushkërive…